Harry Kane është pranë vendosjes së një rekordi të ri në historinë e futbollit anglez. Sulmuesi i Bayern Munich mund të bëhet futbollisti me më shumë paraqitje me fanellën e kombëtares së Anglisë, nëse aktivizohet në sfidën e sotme ndaj Kroacisë, që do të luhet në stadiumin mitik “Ëembley”.
Në moshën 33-vjeçare, kapiteni i “Tre Luanëve” pritet të regjistrojë ndeshjen e tij të 126-të me përfaqësuesen, duke lënë pas legjendën Peter Shilton, i cili e mbylli karrierën ndërkombëtare me 125 paraqitje.
Ky rekord do të ishte një tjetër arritje madhore për Kane, i cili prej vitesh është një prej figurave kryesore të futbollit anglez. Përveç numrit të ndeshjeve, sulmuesi mban edhe një tjetër statistikë mbresëlënëse: është golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares, me 91 gola të realizuar në 125 takime.
Megjithatë, Kane e di se rekordi i paraqitjeve mund të jetë i kërcënuar në të ardhmen. Dy prej lojtarëve që mund t’i afrohen janë Declan Rice dhe Jude Bellingham, të cilët kanë regjistruar tashmë nga 80 ndeshje me Anglinë. Për kapitenin anglez, sfida ndaj Kroacisë në “Ëembley” mund të jetë një tjetër natë historike.
