Jensen Huang jep dorëheqje nga drejtimi i Nvidia-s pas pretendimeve për një aferë të dytë

Jensen Huang ka dhënë dorëheqje nga posti i drejtorit ekzekutiv të gjigantit teknologjik Nvidia, ka bërë të ditur bordi i kompanisë.

Lajmi vjen pas raportimeve të The New York Times për një aferë të dytë të dyshuar të Huangut me një drejtuesе të kompanisë së tij, çka ka shkaktuar rënie të mëtejshme të aksioneve të Nvidia-s.

Para hapjes së tregjeve amerikane, aksionet e kompanisë shënuan rënie prej 10 për qind në tregtimin paraprak. Bursat amerikane pritet të hapen në orën 14:30 sipas kohës GMT, raporton BBC.

Të dielën, Huang kishte pranuar se kishte pasur një aferë me një grua, e cila, sipas raportimeve, punonte në një kompani tjetër dhe dyshohet se ishte gjithashtu spiune kineze.

Ndërkohë, Pekini ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara që të mos i përdorin pretendimet për spiunazh si pretekst për të vendosur sërish kufizime në shitjen e teknologjisë amerikane drejt Kinës.

Nvidia ka nisur hetimet për aferën e pranuar nga Huangu, ndërsa çështja po hetohet edhe nga Byroja Federale e Hetimit (FBI).

Huang, i cilësuar shpesh si “Taylor Swift i teknologjisë”, është një nga figurat më të njohura të industrisë globale të inteligjencës artificiale dhe një nga fytyrat kryesore të bumit të kësaj teknologjie.

Shija e redaktorit

Presidenti kroat pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të dhjetorit

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të muajit dhjetor të këtij viti. Kështu ka mësuar Dukagjini nga burimet e veta...

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

Të fundit nga rubrika