Çfarë zbuloi emisioni Plug? Hoxhaj : Audiopërgjimi konfirmon se paligjshmëria me KAYO, është në nivele të llahtarshme

15:41, 12/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Autori i emisionit investigativ ‘Plug’, Julian Hoxhaj, ka qenë i ftuar në edicionin e mesditës në Syri TV.

Gjatë bisedës me moderatoren Sibora Bitri, ai tha se, ‘audiopërgjimet e publikuara në emision konfirmojnë se paligjshmëria është në nivele të llahtarshme’.

Sibora Bitri: Në fokus do të kemi audiopërgjimet që emisioni Plug ka publikuar, audiopërgjime që kanë në qendër biznesmenin izraelit Ron Yeffet. Në ato përgjimet e zbardhura, ndër të tjera biznesmeni Yeffet i thoshte bashkëbiseduesve të vet se do të ketë disa rrjedhje në media, por ne duhet të ruajmë qetësinë. Çfarë garancie kanë që nuk kanë frikë nga drejtësia, po vetëm nga media?

Julian Hoxhaj: Së pari, është e rëndësishme që ne duhet të themi kontekstin kohor se kur është zhvilluar ngjarja. Pra, audiopërgjimi është pjesë e asaj që është publikuar nga zoti Ahmetaj në emisionin ‘Çim Peka Live’ dhe është një pjesë e tij që tregon se përveç biznesit, pra, atë që ata vetë e përmendin të trafikut të paligjshëm të armëve, sigurisht që janë të interesuar që kjo gjë të mos merret vesh në publik. Dhe sigurisht në publik e nxjerrin mediat.

Dhe momenti që është zhvilluar biseda e tyre dhe që është kryer audiopërgjimi, vjen fill pas emisionit që ka bërë ‘Plug’ në janar të këtij viti, ku flitet për kompaninë KAYO.

Deri në atë moment ka pasur edhe publikime të tjera nga kolegë, kryesisht portale, por ka pasur edhe ngjarje të tjera që lidhen me kompani të tjera ku përflitet se është përfshirë Ron Yeffet. Kishin rrjedhur informacione dhe ishin kryer investigime dhe kishin dalë në media. Unë besoj se çështja i referohet emisionit ‘Plug’. Pra, biseda i referohet emisionit Plug, sepse ne përmendemi aty, kjo është një histori që tashmë dihet.

Sibora Bitri: Ti je përmendur aty?

Julian Hoxhaj: Patjetër, unë, emisioni në vetvete. Por nuk është ky thelbi. Thelbi është tjetër gjë. Është një lloj konfirmimi që fakti që në bisedë kërkohet ose mendohet se çështja do të dalë në media, por duhet ruajtur qetësia, konfirmon atë që është dyshimi kryesor që është trafiku dhe paligjshmëria e këtij biznesi që po kryhet jo vetëm nën hundët e qeverisë shqiptare, por po kryhet me bekimin dhe licencën e plotë të qeverisë shqiptare. Madje me pagesa nga taksapaguesit shqiptarë që sot paguajnë para për ngritjen e kompanisë TIMAK Defence dhe për një sërë kompanish të tjera të lidhura me kompaninë KAYO dhe biznesmenin Ron Yeffet dhe Arjeta Pucën. Pra, në një farë mënyre, ajo që ne kemi thënë deri më sot, është që ky audiopërgjim konfirmon se paligjshmëria është në nivele të llahtarshme. Dhe sigurisht që i takon SPAK-ut, që ka nisur hetimin tashmë, që t’i shkojë deri në fund…

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco