Skënderbeu kryeson renditjen e skuadrave me më shumë penallti të shënuara në 11 javët e para të Superiores. Korçarët kanë përfituar nga 4 penallti, të realizuara, me Saleh Nasr që ka shënuar dy herë, ndërsa nga një gol kanë shënuar Çarls Bismark dhe Ennur Totre.

Në vendin e dytë renditen Partizani dhe Teuta me nga 3 penallti të realizuara. Tirana, Vllaznia dhe Elbasani kanë shënuar nga 2 herë nga pika e bardhë, ndërsa Egnatia dhe Vora e kanë bërë këtë nga një herë. Në total, në 11 javët e para të kampionatit janë shënuar 18 penallti, të shpërndara në 8 skuadra.

PENALLTI

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb