Prefekti i qarkut Tiranë, Shkëlqim Hajdari ka përcjellë një mesazh urimi dhe mirënjohjeje me rastin e 35-vjetorit të themelimit të Shoqatës “Tirana-Nderi i Kombit”.
Përmes një postimi, Hajdari ka ndarë momente nga mbrëmja festive, gjatë së cilës u zhvilluan edhe punimet e Asamblesë së zakonshme të shoqatës.
Ai ka falënderuar të gjithë anëtarët e Asamblesë, të ftuarit dhe veçanërisht artistët, të cilët me praninë dhe performancat e tyre krijuan një atmosferë festive.
Në mesazhin e tij, Prefekti Hajdari ka vlerësuar gjithashtu kontributin e kryetarit të shoqatës, Ruzhdi Keçi, dhe Sekretarit të Përgjithshëm, Ismail Varoshi, për punën dhe përkushtimin në organizimin dhe drejtimin e saj.
“Tirana është zemra jonë!”, shkruan Hajdari, duke e cilësuar këtë përvjetor si një moment të rëndësishëm për shoqatën dhe komunitetin tiranas.