Gjatë një kontrolli në Pikën e Kalimit Kufitar në Han të Elezit, zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë zbuluar mallra që nuk figuronin në deklaratat doganore.
Për kontroll në këtë pikë ishin paraqitur disa kamionë që transportonin automjete. Për ngarkesat e tyre ishin dorëzuar më parë deklaratat për procedurën e zhdoganimit.
Të lidhura
None found
Pas shqyrtimit të dokumenteve dhe krahasimit të të dhënave të deklaruara me mallrat, zyrtarët konstatuan se pesha e ngarkesës ishte deklaruar saktë. Megjithatë, në dokumentacion mungonte një pjesë e mallit: sistemi i shkallëve rrëshqitëse për kabinën e automjeteve.
Vlera e këtij malli të padeklaruar është vlerësuar në rreth 27,000 euro, pa llogaritur detyrimet doganore dhe tatimore.
Dogana e Kosovës po e trajton rastin sipas procedurave ligjore në fuqi. Veprimet e mëtejshme do të kryhen në përputhje me dispozitat përkatëse të Kodit Nr. 08/L-247 Doganor dhe të Akcizave.
Institucioni rikujton se çdo pjesëmarrës në procedurat doganore ka detyrimin ligjor t’i deklarojë të gjitha mallrat në mënyrë të plotë dhe të saktë. Mospërputhjet mes deklaratës dhe gjendjes së mallrave verifikohen dhe trajtohen nga autoritetet doganore.





