Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Truth Social, ku ka propozuar kreun e Apple, Tim Cook, si pasues të Jensen Huang në krye të kompanisë Nvidia.
Trump e vlerësoi Huang për punën e tij, ndërsa e cilësoi Cook si të vetmin person të përshtatshëm për ta zëvendësuar.
“Tani që CEO i Nvidia-s, Jensen Huang, i cili ka bërë një punë fantastike, ka dhënë dorëheqjen, ekziston vetëm një njeri që mund ta zëvendësojë: Tim Cook i Apple. Një legjendë zëvendëson një legjendë!”, shkroi Trump, duke e mbyllur postimin me firmën e tij presidenciale.












