Thursday / November 12 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Lajmet Kryesore Nga Vendi

NAREA: Super-taksa për shtëpitë bosh do të godasë diasporën

Share Share Icon

Rritja e taksave për shtëpitë bosh rrezikon të godasë diasporën dhe pronarët e banesave jashtë zonave të mëdha urbane të vendit.

Në seancën dëgjimore në Komisionin Kuvendor të Ekonomisë, Shoqata Kombëtare e Ndërmjetësve të Pasurive të Paluajtshme të Shqipërisë u shpreh parimisht në favor të idesë së një takse të lartë për banesat e mbajtura bosh, por në formën e propozuar ajo mund të godasë kryesisht diasporën.

Për të incentivuar tregun forma të qiradhënies, NAREA sugjeron vendosjen e incentivave tatimore dhe më tej përdorimin e super-taksës, si një mjet të fundit.

“E mbështesim qëllimin: më shumë banesa në tregun e qirasë. Por të dhënat e OSHEE-së tregojnë diçka që duhet ta dimë para se të hartojmë ligjin. Në Tiranë, vetëm rreth 1 në 10 kontrata familjare është pa konsum energjie — gjysma e mesatares kombëtare. Banesat pa konsum janë kryesisht në Gjirokastër, Kukës, Shkodër, Vlorë: aty ku familjet kanë emigruar. Dhe rreth 45.000 banesa “ndezin dritat” çdo verë. Një taksë e përgjithshme do të godiste diasporën, jo tregun e qirasë në Tiranë. Prandaj propozojmë rrugën “nxitje para ndëshkimit”: 0% tatim mbi qiranë për 36 muaj për çdo banesë, përfshirë ato bosh që hyn në qira të regjistruar; 10% në vend të 15% për qiranë afatgjatë; dhe super-taksën vetëm si mjet të fundit, pas vitit 2029 (Kadastra Fiskale, Taksa e Pasurisë), vetëm në zonat me presion dhe me përjashtime të qarta për banesën e emigrantit. Kjo është edhe rruga që rekomandon Komisioni Europian dhe që ndoqi Greqia,” tha Reinaldo Pipiria, Drejtor Ekzekutiv i NAREA-s.

Gjithashtu, NAREA theksoi edhe njëherë domosdoshmërinë për uljen e tatimit nga shitja e pronës.

“Sot ai është 15%, pa asnjë lehtësi. Deloitte, në indeksin e vet të tetorit, e rendit Shqipërinë ndër vendet më pak të favorshme në Evropë. Shumica e vendeve europiane e përjashtojnë banesën kryesore pas disa vitesh mbajtjeje. Ndërkohë, të dhënat tregojnë se buxheti fiton kur prona lëviz. Kontratat e shitjes së apartamenteve janë rritur me 88% nga 2024. Tatimi nga shitja e pronës vetëm në nëntë muajt e këtij viti, 8.3 miliardë lekë, e ka kaluar tashmë gjithë vitin 2025, si vitin më të mirë historik. Propozojmë indeksim me inflacionin, ulje sipas viteve të mbajtjes dhe lehtësi për rinvestimin. Kjo i nxjerr në treg banesat e vjetra, dekurajon spekulimin, zbut kostot e strehimit, rrit formalizimin, dhe e zgjeron bazën tatimore,” tha z.Pipiria.

Lidhur me pragun e regjistrimit në TVSH, NAREA propozon që pragu, edhe nëse ulet, të mos jetë më i vogël se 8.5 milionë lekë, i shoqëruar me një rregull kundër copëzimit artificial, duke bërë që xhiroja e subjekteve të lidhura të llogaritet bashkë. Kjo do të godiste drejtpërdrejt bizneset “guaskë” për të cilat ka folur Qeveria, pa futur në skemën e TVSH më shumë biznese të vogla.

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Shoqatat e Transportit Publik për Paketën: Nga 1 janari TVSH 21% do të rrisë çmimin e biletës

Nëse nga 1 janari 2027 do të hyjë në fuqi rritja e TVSH-së standarde nga 20% në 21%, qytetarët që përdorin transportin publik pritet të përballen m...

1 hour më parë 5 Min Lexim
Bota /

Skandali rrëzon kreun e Nvidia, Jensen Huang jep dorëheqjen; aksionet bien me 10%

Jensen Huang, bashkëthemeluesi dhe drejtuesi ekzekutiv i Nvidia, ka dhënë dorëheqjen e menjëhershme nga kompania që e shndërroi në një gjigant me v...

2 hours më parë 4 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!