“Programi parashikon që Gjykata Kushtetuese e vendit të rishikojë marrëveshjet e arritura gjatë dialogut me Kosovën për normalizimin e marrëdhënieve”, ka deklaruar një nga kandidatetet e Listës Serbe, fitueses së zgjedhjeve në Serbi. Emilija Markoviç ka deklaruar për mediat vendase, se Lista Studentore do të vazhdojë t'u përmbahet zotimeve që vendi bëri në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Qëndrimi i Listës Studentore sa i përket Kosovës, është se do të veprojë në përputhje me Kushtetutën e vendit, sipas së cilës “Kosova është pjesë përbërëse e Serbisë”. Bashkimi Evropian ka theksuar se ndryshimi i pushtetit në Serbi nuk i ndryshon detyrimet që ky shtet ka në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, përfshirë ato që rrjedhin nga Marrëveshja e vitit 2023 për rrugën drejt normalizimit dhe Aneksi për zbatimin e saj. Përmes kësaj marrëveshjeje, Serbia, ndër të tjera, është zotuar se do ta respektojë integritetin territorial të Kosovës dhe nuk do ta pengojë anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare. Kosova, nga ana tjetër, ka pranuar ta formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.