Edhe Ambasada gjermane i është bashkuar shqetësimeve të Bashkimit Evropian lidhur me votimin e mundshëm në Kuvendin e Kosovës për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.
Në një reagim, Ambasada gjermane ka bërë të ditur se qëndron plotësisht në një linjë me shqetësimet e shprehura nga BE-ja në Kosovë lidhur me këtë çështje.
BE-ja shpreh shqetësim për votimin e ndryshimeve në Ligjin për Specialen
“Ambasada gjermane pajtohet plotësisht me shqetësimet e BE-së në Kosovë lidhur me një votim të mundshëm në Kuvendin e Kosovës për ligjin që ndryshon dhe plotëson Ligjin për Dhomat e Specializuara”, thuhet në reagim.