Zyra e BE-së në Kosovë reagon para votimit të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka shprehur shqetësim lidhur me mundësinë që Kuvendi i Kosovës të votojë nesër ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.
Në një reagim publik, BE-ja në Kosovë shprehet e shqetësuar për votimin e mundshëm që pritet të mbahet nesër në Kuvendin e Kosovës për ndryshimin dhe plotësimin e këtij ligji.
“BE-ja në Kosovë shpreh shqetësimin e saj lidhur me votimin e mundshëm që pritet të mbahet nesër në Kuvendin e Kosovës për Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara”, thuhet në reagim.
Më tej, në reagim theksohet se ndryshimet e propozuara ngrenë shqetësime serioze lidhur me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës dhe respektimin e parimeve themelore të sundimit të ligjit. Këto shqetësime lidhen veçanërisht me pavarësinë e gjyqësorit, mbrojtjen e viktimave dhe dëshmitarëve, vazhdimësinë e të drejtave procedurale dhe garantimin e llogaridhënies efektive.
“Gjithashtu, këto ndryshime ngrenë shqetësime sa i përket kushtetutshmërisë së tyre. Që nga kthimi i ligjit në Kuvendin e Kosovës për rishqyrtim, ne kemi qenë të angazhuar në mënyrë aktive në përcjelljen e shqetësimeve dhe pritshmërive tona tek autoritetet e Kosovës. Këtu përfshihet edhe nevoja për zhvillimin e konsultimeve paraprake përpara miratimit të çfarëdo ndryshimi, në përputhje me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës”, thuhet në vijim të reagimit.
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë nënvizon kështu rëndësinë e respektimit të detyrimeve ndërkombëtare dhe të parimeve të sundimit të ligjit në çdo ndryshim që lidhet me Ligjin për Dhomat e Specializuara.
Gjenden mbetje mortore në fshatin Brod të Shtërpcës, pritet identifikimi përmes ADN-së
Ambasada Amerikane paralajmëron shtetasit e vet për protesta në Prishtinë gjatë javëve në vijim
Mungesa e deputetëve shtyn seancën e Kuvendit të Kosovës për nesër, Haxhiu: Nuk mund të pres deri në pafundësi
- 17:50 Rrëzohet një helikopter ushtarak në Turqi, ekipet e shpëtimit mbërrijnë në vendngjarje (VIDEO)
- 17:37 Tenderi për “studim projektim i disa objekteve të policisë së shtetit”, GJKKO dënon të pandehurit
- 17:33 Kurti takohet me Rutte-n në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben paqes dhe sigurisë në rajon
- 17:27 Paralajmërohen reshje shiu intensive në disa qarqe, ja zonat ku priten shtrëngata
- 17:17 Elon Musk për Jensen Huang: Do të ishte një nder ta punësoja
- 17:16 Putin propozon mision të përbashkët humanitar ruso-ukrainas