Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Rrilës në Lezhë, ku një automjet ka përplasur një këmbësore të moshuar.
Sipas informacionit paraprak të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:15 në kryqëzimin e Rrilës.
Automjeti që drejtohej nga shtetasi me inicialet N. P., 30 vjeç, ka aksidentuar shtetasen P. K., rreth 78 vjeçe, e cila po lëvizte në këmbë.
Menjëherë pas përplasjes, e moshuara është transportuar në spital, ku aktualisht “ndodhet nën kujdesin e mjekëve”.
Policia bën me dije se ndaj 30-vjeçarit, drejtuesit të automjetit, kanë nisur veprimet procedurale, ndërsa grupi hetimor po punon në vendngjarje “për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”.










