E enjte, 12 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Ligji për Specialen nesër në Kuvend, zyra e BE: Ndryshimet ngrenë shqetësime serioze për detyrimet ndërkombëtare të Kosovës

Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësimin në lidhje me votimin e mundshëm në Kuvendin e Kosovës të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara, duke vlerësuar se ato mund të cenojnë detyrimet ndërkombëtare të Kosovës dhe parimet themelore të sundimit të ligjit.

Në reagim, Unioni deklaron se ndryshimet e propozuara ngrenë shqetësime serioze, veçanërisht sa i përket pavarësisë së gjyqësorit, mbrojtjes së viktimave dhe dëshmitarëve, vazhdimësisë së të drejtave procedurale dhe llogaridhënies efektive.

“Ndryshimet ngrenë shqetësime serioze lidhur me obligimet ndërkombëtare të Kosovës dhe respektimin e parimeve themelore të sundimit të ligjit, në veçanti pavarësinë e gjyqësorit, mbrojtjen e viktimave dhe dëshmitarëve, vazhdimësinë e të drejtave procedurale dhe llogaridhënien efektive. Ndryshimet gjithashtu ngrene shqetësime lidhur me kushtetutshmërinë e tyre.”, thuhet në reagimin e BE.

BE thekson se para çdo miratimi të mundshëm të ligjit duhet të zhvillohen konsultime paraprake.

Reklamë

“Që nga kthimi i ligjit për rishqyrtim në Kuvendin e Kosovës, jemi angazhuar aktivisht për t’ua përcjellë shqetësimet dhe pritshmëritë tona autoriteteve të Kosovës. Kjo përfshin nevojën për konsultime paraprake përpara çdo miratimi të ligjit, në përputhje me obligimet ndërkombëtare të Kosovës.”, shton BE.

Reagimi i Unionit vjen në prag të votimit të mundshëm të premten në Kuvend, në një kohë kur ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara kanë nxitur kundërshtime dhe diskutime lidhur me funksionimin e Gjykatës Speciale.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.