Qytetarët janë mbledhur sërish sot në protestë para Kryeministrisë. Si çdo mbrëmje të rinj, aktivistë dhe qytetarë të Tiranës nuk lëshojnë pe nga kërkesat e tyre.
Ata kanë refuzuar dialogun me kryeministrin, teksa kërkojnë dorëheqjen e tij dhe gjithë kabinetit qeveritar.
Sakaq, dje në shesh ishin studentët në protestë kombëtare siç e lajmëruan dhe më parë, ndërkohë që pritet një tjetër protestë kombëtare, ditën e shtunë.













