Italia do të përballet sonte me Francën në “San Siro” në sfidën e pestë në grup në Ligën A, në Ligën e Kombeve. Në prag të kësaj supersfide, në një intervistë të gjatë për “Corriere della Sera”, ka folur Sebastian Frey, ish-portieri i kombëtares franceze dhe i disa klubeve të rëndësishme në Serie A.
“Nuk është një ndeshje e zakonshme. Ato janë kushërira dhe rivale, ndonëse nuk ka urrejtje: është gjithmonë një përballje e veçantë për të dyja palët. Do të jem në stadium, më ftoi Zidane dhe mezi pres ta shoh ndeshjen. Jam kurioz t’i shoh këto dy kombëtare, të cilat sot ndodhen në situata të ndryshme: njëra duhet të fitojë, ndërsa tjetra ka nevojë për rindërtim”, tha fillimisht Frey.
Ish-portieri nuk mund të rrinte pa u pyetur për krahasimin mes Mike Maignan dhe Gigio Donnarumma. “Janë dy portierë të nivelit të lartë, të cilët tashmë kanë përvojë të madhe. Të dy kanë kaluar si momente të mira, ashtu edhe të vështira. Nëse shohim trofetë e fituar, Donnarumma ka fituar jashtëzakonisht shumë, përfshirë Champions League. Nëse më duhet të zgjedh njërin, zgjedh Gigion, mbi të gjitha për shkak të asaj që ka fituar vitet e fundit”, tha Frey.







