• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Shqipëria përafron legjislacionin bankar me BE-në, ja çfarë parashikon ligji i ri për institucionet e kreditit

by A. Q
12/11/2026 18:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria përafron legjislacionin bankar me BE-në, ja çfarë parashikon ligji i ri për institucionet e kreditit

Në kuadër të procesit të integrimit evropian dhe angazhimeve për Kapitullin 9 “Shërbimet Financiare”, një projektligj i ri dhe gjithëpërfshirës pritet të riformatojë tërësisht mënyrën se si funksionojnë dhe mbikëqyren institucionet e kreditit në vend. Sipas relacionit shoqërues, kjo nismë vjen si një “rishikim tërësor dhe konsolidim i plotë i kuadrit ligjor ekzistues”, duke shfuqizuar ligjin e vitit 2006, i cili tashmë nuk përmbush kërkesat e acquis communautaire të Bashkimit Evropian.

Zgjerimi i kompetencave

Një nga shtyllat kryesore të projektligjit është fuqizimi i Bankës së Shqipërisë. Për herë të parë në legjislacionin shqiptar, institucioni qendror financiar “pajiset me mandate të plota dhe kompetenca të qarta makroprudenciale”. Kjo përfshin identifikimin e bankave me rëndësi sistemike, vendosjen e shtesave kundërciklike të kapitalit dhe zbatimin e masave të bazuara në huamarrësin.

Për të garantuar disiplinën në treg, ligji ashpërson masat administrative. Gjobat proporcionale për personat juridikë mund të arrijnë “deri në 10% të të ardhurave totale neto” nga aktiviteti bankar, ndërsa për individët dhe drejtuesit përgjegjës, gjobat mund të shkojnë deri në 5 milionë euro. Si një risi thelbësore, përfshihet “koncepti i gjobave me pagesa periodike”, të cilat vijojnë derisa institucioni të adresojë plotësisht shkeljet.

Inovacioni, kripto-asetet dhe rreziqet klimatike

Ndryshimet teknologjike dhe krizat globale kanë diktuar rregulla të reja. Dokumenti thekson se ligji “krijon bazën ligjore për inovacionin financiar, përfshirë kripto-asetet, paranë elektronike dhe për shërbime të reja teknologjike”.

Përtej digjitalizimit, bankat do të detyrohen të vlerësojnë dhe administrojnë “rreziqet MSQ (mjedisore, sociale dhe të qeverisjes)”, duke hartuar plane tranzicioni drejt një ekonomie me emetime të ulëta karboni, në përputhje me agjendën e gjelbër evropiane.

“Pasaporta e vetme” dhe integrimi evropian

Në prag të anëtarësimit në BE, projektligji fut konceptin e “pasaportës së vetme”. Ky mekanizëm do t’u lejojë institucioneve të kreditit të licencuara në Shqipëri që të “hapin degë ose të ofrojnë direkt shërbime në shtete të tjera anëtare”, pa pasur nevojë për licenca të reja. Anasjelltas, bankat evropiane do të mund të operojnë lirshëm në Shqipëri bazuar në licencën e vendit të origjinës, një hap që pritet të rrisë konkurrencën dhe cilësinë e shërbimeve financiare.

Rregullimi i subjekteve jobanka dhe mbrojtja e konsumatorit

Për të mos lënë asnjë hapësirë rregullatore që mund të krijojë rreziqe në të ardhmen, ligji përfshin një rregullim të plotë të institucioneve financiare jobanka (mikrokreditë, qiraja financiare, faktoringu). Këto subjekte do t’i nënshtrohen procedurave strikte të licencimit dhe transparencës. Veçanërisht për subjektet që “blejnë dhe mbledhin kredi me probleme”, ligji specifikon se ato “nuk mund të aplikojnë interesa, penalitete apo tarifa më të larta” se marrëveshja fillestare dhe ndalohen të japin kredi të reja.

Për konsumatorët e thjeshtë, rritet detyrimi i bankave për transparencë absolute mbi interesat, komisionet dhe kushtet e punës, ndërsa krijohet baza për “zgjidhjen alternative të mosmarrëveshjeve”, jashtë dyerve të gjykatave.

Dalja nga tregu, likuidimi i detyruar

Në rastet ekstreme kur një bankë dështon, ligji sqaron se për institucionet e kreditit “nuk zbatohen procedurat e falimentit sipas legjislacionit për falimentin”.

Në vend të kësaj, Banka e Shqipërisë menaxhon një proces të posaçëm të “likuidimit të detyruar”, që ka si synim “mbrojtjen e stabilitetit financiar dhe e depozituesve e kreditorëve”. Për herë të parë, vendoset një hierarki e qartë e shlyerjes së detyrimeve, ku depozitat e siguruara dhe kostot e likuidimit qëndrojnë në krye të listës së prioriteteve. /rtsh/

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Depozitat e shqiptarëve arrijnë nivel rekord, BSH: 2025 mbyllet me 1.48 trilionë lekë në llogaritë e qytetarëve

Shqipëria përafron legjislacionin bankar me BE-në, ja çfarë parashikon ligji i ri për institucionet e kreditit

November 12, 2026
Nisin nesër punimet në aksin ish-“Sheshi Shqiponja”–Limuth, devijohet një korsi në autostradën Tiranë-Durrës!

Nisin nesër punimet në aksin ish-“Sheshi Shqiponja”–Limuth, devijohet një korsi në autostradën Tiranë-Durrës!

November 12, 2026
“Lojë luftash“ me Kavajën!

Një shpjegim i thjeshtë pse Berisha sulmon Klodianën

November 12, 2026

Alexander Volkanovski – UFC Featherweight Champion – Title Defenses P4P!

November 12, 2026
Bisedimet për Ukrainën, të dërguarit amerikanë përfundojnë takimin me Putinin në Kremlin, nisen drejt Dublinit!

Bisedimet për Ukrainën, të dërguarit amerikanë përfundojnë takimin me Putinin në Kremlin, nisen drejt Dublinit!

November 12, 2026
Aksident në Milot, katër të lënduar, një në gjendje të rëndë

Aksident në kryqëzimin e Rrilës në Lezhë, automjeti përplas 78-vjeçaren! Nën hetim drejtuesi, ja si paraqitet gjendja e të moshuarës

November 12, 2026
Safiri i familjes Romanov shitet për shifrën marramendëse në ankandin e Gjenevës!

Safiri i familjes Romanov shitet për shifrën marramendëse në ankandin e Gjenevës!

November 12, 2026
Risia/ AKSHI prezanton “e-Gjoba”, të gjitha gjobat administrative në një platformë të vetme!

Risia/ AKSHI prezanton “e-Gjoba”, të gjitha gjobat administrative në një platformë të vetme!

November 12, 2026
BE reagon për krizën politike të Prishtinës: I takon Kushtetueses ta gjykojë formimin e Qeverisë dhe të Kuvendit të Kosovës!

BE shprehet e shqetësuar për mundësinë e ndryshimit të ligjit për Gjykatën Speciale në Kosovë: Nevojë për konsultime paraprake!

November 12, 2026
Autori i të shtënave në Uashington gjendet i pajetë pas përplasjes me Policinë! Një viktimë dhe katër të plagosur

Autori i të shtënave në Uashington gjendet i pajetë pas përplasjes me Policinë! Një viktimë dhe katër të plagosur

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In