VIDEO/ Gjokutaj: SPAK, KLGJ, ILD dhe drejtësia konglomerat për të mbrojtur Irena Gjokën

19:03, 12/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Avokati Genc Gjokutaj, i ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka komentuar dëshminë e sotme të kryetarit të PD-së në SPAK kundër gjyqtares Irena Gjoka, duke akuzuar Prokurorinë e Posaçme dhe institucionet e tjera të drejtësisë për bashkëpunim në mbrojtje të saj.

Gjokutaj tha se thirrja e kryetarit të PD-së në fund të procedurës ishte bërë me shpresën që ai të ndodhej jashtë shtetit dhe të mos paraqitej.

Sipas tij, kuadri i provave është i plotë për ta çuar gjyqtaren Irena Gjoka në gjyq dhe për ta bërë atë përgjegjëse për veprat penale që, sipas Gjokutajt, ka kryer.

Ai akuzoi SPAK-un, KLGJ-në, ILD-në dhe Prokurorinë e Përgjithshme për bashkëpunim në trajtimin e çështjes.

Avokati theksoi se problemi, sipas tij, nuk qëndron vetëm te gjyqtarja Gjoka, por te kapja e institucioneve të drejtësisë.

Gjokutaj u shpreh se SPAK-u ka nevojë për një reformim të thellë, duke e cilësuar organin të kalbur dhe në shërbim të kryeministrit Edi Rama dhe njerëzve të tij.

‘Ata e kanë thirrur në fund se kanë shpresuar se mos gjendet jashtë shtetit edhe të mos u paraqit, a e kupton?

Por historia është kjo. Kuadri i provave është i plotë që ajo të shkojë në gjyq dhe të përgjigjet për këto vepra penale të kryera prej saj, sepse ajo, e thashë dhe njëherë, nuk mund t'i bëjë gjyqin e vetvete siç e lejuan ta bënte edhe KLGJ-ja, edhe ILD-ja dhe të gjithë.

Shiko këtu është një konglomerat, është një bashkëpunim shumë i fuqishëm midis Irenës, SPAK-ut, e kupton, dhe këtyre organeve që janë KLGJ-ja, ILD-ja, organet, Prokuroria e Përgjithshme. Ata e sollën deri në këtë derexhe sa që e quan dosjen pa asnjë dokument.

Unë mendoj që kuadri ligjor është plotësisht i mjaftueshëm për ta çuar në gjyq këtë Irenë. Dhe nuk është problemi te Irena Gjoka. Këtu është problemi te kapja e këtij institucioni, e kupton? SPAK edhe gjithë kjo kohë me përjashtime mund të themi, por kjo nuk bën ndonjë dobi të madhe sepse ne kërkojmë të kemi një sistem efiçent dhe jo të kemi një short të kujdesshëm, e kupton?

Prandaj unë mendoj që bashkohem dhe me Genc Burimin, që ka nevojë për një plug të thellë në këtë organ të kalbur edhe në shërbim të një personi, të Ramës, edhe të shpurës së tij. E sa i përket kësaj çështjeje, unë mendoj që kësaj radhe do të merret një vendim i cili, pavarësisht qëndrimit të SPAK-ut, unë mendoj që gjykata do t'i qëndrojë asaj bindjes së saj para 6 muajsh e cila e ktheu dosjen edhe rruga ligjore është krejt e qartë, që nëse edhe me këto prova SPAK prapë do të insistojë që ta lëmë me vendim pushimi, është prapë gjykata ajo që ia kthen dhe urdhëron që të regjistrojë emrin dhe të komunikojë akuzë kësaj gjyqtareje të korruptuar së paku moralisht, e cila ka marrë në qafë opozitën e tërë, e cila s'ka lënë vendime të paligjshme pa dhënë dhe ka qenë nga 2016 e këtej, të gjitha vendimet e saj, në kuptim të ligjit, janë nul.’, u shpreh avokati Genc Gjokutaj në SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco