Përmbytje dhe rrëshqitje dherash në Itali, evakuohen rreth 100 persona në Toskanë

12 Nëntor 2026 | 19:46

Reshjet intensive të shiut kanë goditur rajonin e Toskanës në Itali, duke shkaktuar përmbytje, dalje të lumenjve nga shtrati dhe rrëshqitje dherash. Si pasojë e motit të keq, rreth 100 persona janë evakuuar nga zonat e rrezikuara, raportojnë mediat italiane.

Sipas të përditshmes “La Repubblica”, reshjet e dendura kanë prekur veçanërisht zonat e Massa-s, Carrara-s dhe disa pjesë të bregdetit Tirren. Për shkak të situatës së krijuar, rajoni i Toskanës qëndroi nën alarmin e kuq të motit deri në mesnatën e së enjtes.

Në qytetin e Massa-s, lumi Frigido doli nga shtrati, duke rrezikuar zonat përreth. Ndërkohë, rreth 100 banorë nga fshatrat Casette dhe Forno u detyruan të largoheshin nga banesat e tyre, pasi një rrëshqitje dheu bllokoi rrugën që lidh këto zona me pjesën tjetër të territorit.

Probleme të ngjashme u raportuan edhe në provincën e Luccës, ku disa përrenj dhe lumi Serchio dolën nga shtrati, duke shkaktuar përmbytje në disa zona.

Në San Giuliano Terme, në provincën e Pisa-s, banesat që ndodhen në zonën e përmbytjeve të lumit Serchio mbetën të evakuuara. Ndërkohë, një urë në zonën e Ripafratta u mbyll për qarkullimin për shkak të rrezikut.

Moti i keq shkaktoi gjithashtu probleme në qarkullimin rrugor. Një segment rrugor në zonën e Caprigliola-s, në Massa-Carrara, u mbyll përkohësisht në të dyja drejtimet pas një rrëshqitjeje dheu gjatë natës, ndërsa trafiku u devijua në rrugë alternative.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Hungaria lehtëson rregullat e abortit në kuadër të reformës së të drejtave të grave

Qeveria e Hungarisë do të anulojë një rregull të diskutueshëm për abortin si pjesë e një pakete më të gjerë reformash për të drejtat e...
13:30 | 12/11/2026

Meta gjobitet nga rregullatori britanik i medias për pasaktësi të përsëritura në të dhënat e WhatsApp Business

Rregullatori britanik i medias, Ofcom, tha të enjten se ka gjobitur Meta-n me 450,000 paund për dhënien e informacionit të pasaktë në lidhje me shërbimin...
12:22 | 12/11/2026

Franca: BE do të miratojë të hënën më shumë sanksione ndaj Rusisë

Ministri francez për Çështjet Evropiane, Benjamin Haddad njoftoi se Bashkimi Evropian do të miratojë më shumë sanksione kundër Rusisë të hënën. “Të hënën, ne do...
12:12 | 12/11/2026