Atmosfera para sfidës Shqipëri-Finlandë ka marrë ngjyrat kuqezi në kryeqytet. Tifozët e Kombëtares janë mbledhur pranë stadiumit “Air Albania”, ku kanë krijuar një atmosferë festive me këngë patriotike dhe flamuj shqiptarë në duar.
Në pamjet e publikuara shihet entuziazmi i mbështetësve, të cilët kanë pushtuar rrugët përreth stadiumit, duke dhënë mesazhin e mbështetjes për kuqezinjtë përpara një përballjeje me rëndësi të veçantë.
Për ekipin e drejtuar nga Sylvinho, sfida ndaj Finlandës është vendimtare në garën për kreun e Grupit C1 të Ligës së Kombeve, ku objektivi është marrja e tri pikëve.













