Gjenden mbetje mortore në Shtërpcë, dyshohet se i përkasin personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë Asnjë shqiptar në mesin e rreth 80 personave të punësuar së fundmi në Spitalin e Kumanovës.
Punësimet e reja në këtë institucion kanë nxitur reagime dhe debat të fortë mbi përfaqësimin e drejtë etnik në institucionet publike në Maqedoninë e Veriut.
Sipas raportimit të televizionit Alsat, procesi i punësimeve është zhvilluar në disa faza. Fillimisht, 10 persona kanë marrë vendime për punësim rreth dy muaj më parë, ndërsa më pas janë angazhuar 7 persona me kontrata para një muaji dhe 7 të tjerë javën e kaluar.
Ndërkohë, ditët e fundit janë punësuar edhe 62 persona me kontrata. Sipas të dhënave të siguruara nga Alsat, të gjithë rreth 80 të punësuarit i përkasin komunitetit maqedonas, ndërsa në mesin e tyre nuk figuron asnjë shqiptar.
Lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe opozita. Përfaqësuesi i BDI-së, Arbër Ademi, ka akuzuar koalicionin VLEN se nuk ka mbajtur premtimin për rikthimin e Balancuesit në formë ligjore.
Sipas Ademit, punësimet në Spitalin e Kumanovës janë një tjetër rast ku shqiptarët po mbeten jashtë institucioneve publike.
Ai theksoi se pranimi i më shumë se 60 maqedonasve dhe asnjë shqiptari në konkursin e fundit dëshmon, sipas tij, pasojat e ndryshimeve në mekanizmin e përfaqësimit etnik.
Nga ana tjetër, ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, deklaroi se çështja do të shqyrtohet në nivel partiak dhe brenda komisionit kadrovik.
Ai paralajmëroi gjithashtu se në Spitalin e Kumanovës dhe në institucionet e tjera do të ketë punësime të reja, duke përmendur edhe përfshirjen e kandidatëve nga Kumanova dhe rajoni përreth.
Ndërkohë, drejtori i Spitalit të Kumanovës, Sasho Stoshevski, nuk ka dhënë ende një qëndrim publik për punësimet e fundit. Alsat raportoi se ka tentuar të kontaktojë me të, por pa sukses.
Spitali i Kumanovës ishte përballur edhe më herët me kritika lidhur me avancimet dhe emërimet në pozita drejtuese. Drejtori Stoshevski kishte premtuar rregullimin e përfaqësimit dhe respektimin e meritokracisë.
Top Channel