Kastrati: Rreth 200 milionë euro donacione janë investuar për shqiptarët

Humanisti Halil Kastrati ka bërë të ditur se vlera e donacioneve të mbledhura dhe të investuara nga shoqata “Jetimat e Ballkanit” arrin në rreth 200 milionë euro.

Duke folur në Debat Plus, Kastrati ka thënë se këto mjete janë dhuruar nga shqiptarët dhe janë investuar për të ndihmuar familjet në nevojë.

Ai ka përmendur ndërtimin e mbi 2 mijë shtëpive për familjet nevojtare, si dhe projektet e tjera humanitare që, sipas tij, po shtrihen në qytete të ndryshme të Kosovës.

“Afërisht 200 milionë euro janë investuar. Për shqiptarët dhe janë dhuruar nga shqiptarët. Janë mbi 2 shtëpi të ndërtuara për familje nevojtare. Pastaj mos të harrojmë projektet e mëdha që po shtrihen gjiithë qytetet e Kosovës”, ka thënë Kastarti.

Shija e redaktorit

Presidenti kroat pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të dhjetorit

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të muajit dhjetor të këtij viti. Kështu ka mësuar Dukagjini nga burimet e veta...

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

Të fundit nga rubrika