• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj, mes fantazmës së Nanos, hetimeve të reja e Strazburgut

by Lorenc Vangjeli
12/11/2026 20:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Ka kohë që fantazma e Fatos Nanos e viziton në qeli mbas mesnate Erion Veliajn. Duke i treguar vazhdimisht e vazhdimisht historinë dramatike të jetës së tij. I tregon për momentin kur e dërguan me pranga në burgun e Tiranës, çastin kur e degdisën si të burgosur ordiner në Bënçë të Tepelenës dhe rikthimin triumfues në Tiranë si kryeministër. Fatos Nano ishte atëherë i vetmi i burgosur në botë që e bëri burgun paradhënie: u dënua pa faj dhe “krimet” pa ndëshkim, i bëri më pas në liri. Veliaj pret të ndodhë e njëjta gjë me të. U paradënua nga një gjyq popullor që e quajti fajtor menjëherë mbas arrestimit, vazhdon të vuajë një paraburgim të padrejtë, joproporcional dhe të paligjshëm në kohëzgjatje dhe ka pësuar një diskriminim të fortë në të drejtat e tij si qytetar i thjeshtë në përditshmërinë e të paraaburgosurit që pret gjykimin.
Paralelet e fatit të Veliajt me ato të ish-kryetarit historik të socialistëve, mbarojnë këtu. Nëse nuk quhen të tilla edhe armiqësitë reciproke të tyre:
I pari fajësonte Berishën si autor të arrestimit dhe dënimit të tij,

I dyti ka filluar të tregojë me gisht si arkitekt të komplotit kundër tij Edi Ramën.
I pari kishte të drejtë dhe kjo është një gjë e verifikuar tashmë. I dyti e pretendon dhe ka hedhur si sfidë fjalën e tij kundër heshtjes së deritanishme të kryeministrit.

Të dy, në kohë të ndryshme, por për të njëjtat motive, kanë shpallur luftë totale ndaj shkaktarëve të fatkeqësive të tyre. Në këtë gjurmë, Veliaj kaloi së fundmi Rubikonin. Me kërkesën e tij për të ngritur një komision hetimor parlamentar për të verifikuar rolin e kryeministrit Rama në transferimin nga Durrësi në Fier, trajtimin arbitrar në burg e shkeljen e të drejtave të tij si i paraburgosur. Natyrisht Veliaj është i qartë që ky komision nuk do të ngrihet kurrë, sepse ai nuk legjitimohet si subjekt për një kërkesë të tij. Në të kundërt, kjo është një kërkesë tejet e përllogaritur. Eshtë një gur që vret tre zogj në ajër.
Veliaj synon të marrë statusin e viktimës dhe atë të të përnjekurit politik nga Rama në sy të opinionit publik. Kjo gjë do të ndihmonte krijimin e një narative krejt tjetër në kohën kur me gjasë, hetimi mund të shtojë akuzat ndaj tij. Dhe ta verë atë në syrin e një cikloni të ri penal që nis nga fusha famëkeqe e mbledhjes së mbeturinave të Tiranës. Landfildi i Sharrës dhe inceneratori i munguar, janë shndërruar në makthin që i prish gjumin shumë individëve të fortë të politikës, të biznesit, madje edhe të medias në Tiranë. Duke kundërsulmuar, Veliaj i del përpara akuzave të mundshme në ngarkim të tij dhe disa bashkëppunëtorëve të ngushtë, duke i paraqitur ato si rrjedhojë e ndikimit të drejtpërdrejtë të kryeministrit tek SPAK-u.
Veliaj pret gjithashtu një vendim të shpejtë të Strazburgut për paraburgimin e tij. Dy raste të mëparshëm, Gëllçi dhe Bejleri, janë tipike për të kuptuar se çfarë do të ndodhë nesër edhe me të. Pa asnjë diskutim, paraburgimi i Veliaj do të quhet joproporcional, i tejzgjatur në mënyrë të paligjshme dhe pashqyrtuar mundësinë e masave alternative. Fitorja në Strazburg, e cila natyrisht nuk ka të bëjë me fajësinë dhe thelbin e akuzave, mohimin apo verifikimin e tyre, do të ndikojë opinionin. Tek ai do të mbetet ideja se Veliaj është i burgosur politik i ish-vëllait të tij kryeministër. Dhe viktimë e një komploti pushteti dhe fajtor për veprimet e tij. Pastaj i mbetet vetëm të presë. Të presë që fati që e ngjiti lart njëherë dhe e zhyti në humnerë më pas, ta thërrasë sërish në apel. Pushteti afron gjithçka në Shqipëri. Alkimia e tij e shndërron fajësinë në virgjëri dhe mëkatin në virtyt.

Këto llogari bën Erion Veliaj kur ndahet në të gdhirë nga fantazma e Fatos Nanos, që i këshillon revanshin si ilaç për hakmarrjen. Sipas llogarisë së ish-kryeministrit, Veliajt i kanë mbetur edhe dy vjet burg. Dy të tjerë i ka kaluar tashmë në qeli. Me kusht ë historia të bëjë një përjashtim dhe të interpretojë dy herë rresht të njëjtën dramë politike.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

Veliaj, mes fantazmës së Nanos, hetimeve të reja e Strazburgut

November 12, 2026
Studentët e Dhjetorit ’90 dhe protestuesit e Qershorit 2026, të përbashkëta dhe dallime

Sa paguhet “patriotizmi”?

November 12, 2026
Tragjedi në Emiratet e Bashkuara Arabe, 14 të vdekur dhe 30 të plagosur nga përplasja e 23 automjeteve

Tragjedi në Emiratet e Bashkuara Arabe, 14 të vdekur dhe 30 të plagosur nga përplasja e 23 automjeteve

November 12, 2026
Shqipëria kërkon fitoren ndaj Finlandës, zbulohet formacioni i kuqezinjve

Shqipëria kërkon fitoren ndaj Finlandës, zbulohet formacioni i kuqezinjve

November 12, 2026
Tragjedi në Turqi, rrëzohet helikopteri ushtarak në Malatya, humbin jetën 4 ushtarë

Tragjedi në Turqi, rrëzohet helikopteri ushtarak në Malatya, humbin jetën 4 ushtarë

November 12, 2026
Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

Ndërprerje në rrjetin satelitor të Musk, Zelensky: Pasoja të drejtpërdrejta në fushëbetejë

November 12, 2026
Dosja e tenderëve në Ministrinë e Brendshme, dy zyrtare dënohen me 6 muaj burg

Dosja e tenderëve në Ministrinë e Brendshme, dy zyrtare dënohen me 6 muaj burg

November 12, 2026
Kosova zhvillon stërvitjen e radhës, një mungesë e madhe për shkak të shqetësimeve muskulore!

Kosova zhvillon stërvitjen e radhës, një mungesë e madhe për shkak të shqetësimeve muskulore!

November 12, 2026
Depozitat e shqiptarëve arrijnë nivel rekord, BSH: 2025 mbyllet me 1.48 trilionë lekë në llogaritë e qytetarëve

Shqipëria përafron legjislacionin bankar me BE-në, ja çfarë parashikon ligji i ri për institucionet e kreditit

November 12, 2026
Nisin nesër punimet në aksin ish-“Sheshi Shqiponja”–Limuth, devijohet një korsi në autostradën Tiranë-Durrës!

Nisin nesër punimet në aksin ish-“Sheshi Shqiponja”–Limuth, devijohet një korsi në autostradën Tiranë-Durrës!

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In