Qeveria miraton projektligje për energjinë dhe sigurinë kibernetike, shkarkon zëvendësministrin Endrit Hoxha

Në mbledhjen e së enjtes, më 12.11.2026, Këshilli i Ministrave miratoi projektligje dhe vendime që lidhen me eficiencën energjetike, sigurinë kibernetike, ndihmën shtetërore dhe trajtimin e rasteve të dhunës ndaj grave e dhunës në familje. Në vendimmarrje u përfshinë edhe çështje të ndarjes administrativo-territoriale dhe zonave të mbrojtura.

Qeveria vendosi gjithashtu të lirojë nga detyra Endrit Hoxhën, zëvendësministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit. Përpara këtij posti, Hoxha kishte shërbyer si zëvendësministër i Arsimit.

Të lidhura

None found

Ndër projektligjet e miratuara është ai për ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9374, datë 21.4.2005, “Për ndihmën shtetërore”, të ndryshuar. U miratua edhe projektligji për eficiencën energjetike, që synon të vendosë një kuadër të përgjithshëm masash për nxitjen dhe përmirësimin e saj në Republikën e Shqipërisë.

Një projektligj tjetër parashikon ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 25/2024, “Për sigurinë kibernetike”.

Sa u përket vendimeve, Këshilli i Ministrave miratoi ndryshime dhe shtesa në vendimin nr. 422, datë 6.5.2020, të ndryshuar. Ky vendim rregullon përbërjen, funksionimin dhe trajtimin financiar të grupit negociator, si edhe detyrat e kryenegociatorit në negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

U miratua, po ashtu, vendimi që përcakton përbërjen, mënyrën e funksionimit, detyrat dhe përgjegjësitë e anëtarëve të mekanizmit të koordinuar për referimin e rasteve të dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje.

Qeveria vendosi t’i japë mendim Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për projektligjin joqeveritar “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”. Mendim Kuvendit do t’i jepet edhe për dy projektligjet joqeveritare që kërkojnë shfuqizimin e ligjit nr. 21/2024, i cili solli shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 81/2017, “Për zonat e mbrojtura”.

Projektligjet dhe vendimet e mbledhjes së qeverisë u publikuan pas përfundimit të saj nga Agjencia për Media dhe Informim.


Shtuar më 12.11.2026 21:00

Quantcast
bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleribahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet girişgiftcardmall/mygiftextrabetextrabet