E enjte, 12 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Përplasja Rama-Veliaj, Bushati: Kryeministri ose dha urdhër, ose ‘shkeli syrin’

“Veliaj, luftë për partinë dhe jo për lirinë”. Është kjo një nga temat e kësaj të enjte në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus.

Analisti Andi Bushati, tha se mbetet e paqartë se çfarë raporti ka Erion Veliaj me të vërtetën, sa i përket përplasjeve të fundit me kryeministrin.

Sipas Bushatit, pyetja se kush e çoi Veliajn në burg ka marrë fund, ndërsa ai paraqiti dy mundësi: ose Rama ka urdhëruar SPAK-un dhe GJKKO-në, ose u ka dhënë sinjalin se mund të vepronin edhe ndaj Veliajt.

“Për t’i vënë gjërat në peshore, ne kemi vetëm versionin e Veliajt. Se çfarë raporti ka Veliaj me të vërtetën, duhet të jemi me një mijë pikëpyetje. Por ka disa gjëra që të lënë të kuptosh se mes Ramës dhe Veliajt janë këputur raportet. Kjo ngre pikëpyetje, jo te të drejtat e një të burgosuri. Por kur një i burgosur që nuk e do Rama a ka trajtim të ndryshëm nga burgu apo qoftë nga SPAK-u dhe GJKKO-ja? Ka marrë fund pyetja se kush e futi në burg Erion Veliajn.Se pati pikëpyetje në fillim me reagimin e Ramës. Sot Veliaj është një i burgosur dhe ose Rama ka urdhëruar SPAK-un dhe GJKKO-në, ose Rama i ka shkelur syrin, duke u thënë: “Keni leje të merrni edhe këtë”, tha Bushati.

Reklamë

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.