Ernest Muçi ka realizuar një gol të jashtëzakonshëm në përballjen ndaj Finlandës, duke ndezur festën në stadiumin “Air Albania”.
Në minutën e 35-të, pas një aksioni të gjatë të kuqezinjve, sulmuesi shqiptar tregoi gjithë klasin e tij, duke realizuar një gol spektakolar dhe duke lënë të shtangur portierin finlandez, i cili nuk pati asnjë mundësi reagimi.
Një realizim i mrekullueshëm nga Muçi, i denjë për çmimin “Puskás”, që FIFA ia akordon golit më të bukur të vitit. Shqipëria kalon kështu në avantazh 1-0, në një moment vendimtar të takimit.
Tjetër gol kuqezi në ‘Air Albania’: Rey Manaj në minutën e 50-të i gjen kohën topit pranë, zonës së portierit, duke i dhënë vlerë kromimit të kalibruar të Hysajt. Shqipëria kryeson 2-0.
© SYRI.net
VIDEO/ ‘Rama, jepe dorëheqjen’, thirrjet kundër kryeministrit jehonë në ‘Air Albania’
VIDEO/ Gafë e Donnarumma-s, Franca kalon në avantazh me Olise-n, por barazon shpejt Pios Esposito
VIDEO/ ‘Vetëm fitore!’, mesazhi i TKZ-së për Erjon Vishkullin në stadiumin ‘Air Albania’Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: