Shqipëria godet sërish, Manaj realizon me kokë dhe dyfishon epërsinë

Festa e Shqipërisë LSA Photo
Shqipëria ka gjetur edhe golin e dytë në përballjen ndaj Finlandës, falë sulmuesit Rey Manaj, i cili shënoi për 2-0.
Në minutën e 50-të, sulmuesi lushnjar u tregua i saktë para portës kundërshtare, duke e dërguar topin në rrjetë me një goditje të bukur me kokë pas aksionit të kuqezinjve.
Manaj rikthehet kështu te goli me fanellën e Kombëtares, duke e çuar rezultatin në 2-0 dhe duke i dhënë Shqipërisë një epërsi të rëndësishme në këtë përballje.
2:0 by Rey Manaj! ⚽ https://t.co/FP2UBIeRYo
— XI Scout 🇦🇱 (@FootballAlbXI) November 12, 2026
Kujtojmë se golin e parë për kuqezinjtë e kishte shënuar Muçi në minutën e 35-të.
Shqipëria vazhdon kështu të kontrollojë rezultatin ndaj Finlandës, në një ndeshje me rëndësi për objektivat e saj në Ligën e Kombeve. /Telegrafi/
Standings provided by Sofascore
Nga
Telegrafi
48 sekonda më parë
Top Lajme
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate








































