Muçi dhe Manaj godasin Finlandën, Shqipëria kryeson 2-0 në “Air Albania”

12 Nëntor 2026 | 21:55

Shqipëria ka shënuar edhe golin e dytë ndaj Finlandës, duke kaluar në avantazhin 2-0 në ndeshjen e vlefshme për Grupin C1 të Ligës së Kombeve, që po zhvillohet në stadiumin “Air Albania”.

Goli i dytë për kuqezinjtë erdhi në minutën e 50-të dhe mban firmën e Rey Manaj. Sulmuesi shqiptar u shkëput në qendër të zonës së rreptësisë mes dy mbrojtësve finlandezë dhe goditi saktë me kokë, duke dërguar në rrjetë topin e ardhur nga një krosim i Elseid Hysajt.

Kështu, Shqipëria e nis pjesën e dytë në mënyrën më të mirë të mundshme, duke dyfishuar epërsinë pas avantazhit 1-0 të krijuar në pjesën e parë nga Ernest Muçi, me golin e realizuar në minutën e 35-të.

Muçi realizoi me një goditje spektakolare me të jashtmen nga jashtë zonës, duke mbyllur 45 minutat e para në avantazh për kuqezinjtë.

Zhvillimet minutë pas minute

50’ GOL SHQIPËRIA! Rey Manaj dyfishon avantazhin e kuqezinjve. Sulmuesi kërcen në qendër të zonës mes dy mbrojtësve finlandezë dhe godet saktë me kokë, pas krosimit të Elseid Hysajt. Shqipëria kryeson 2-0 ndaj Finlandës.

45’+1’ Mbyllet pjesa e parë në “Air Albania”. Shqipëria kryeson 1-0 ndaj Finlandës falë golit të Ernest Muçit.

45’ Akordohen një minutë shtesë.

45’ Marhiev ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Pilos.

42’ Finlanda i afrohet golit me Tenho, i cili godet me kokë pas një goditjeje dënimi, por Etrit Berisha reagon në mënyrë fantastike.

37’ Finlanda fiton një goditje dënimi, nga e cila Tenho shfaqet pranë portës, por nuk arrin të devijojë topin drejt rrjetës.

35’ GOL SHQIPËRIA! Ernest Muçi realizon një gol spektakolar. Një top i larguar me kokë nga mbrojtja finlandeze përfundon në këmbët e Muçit jashtë zonës. Sulmuesi godet menjëherë me të jashtmen dhe e dërgon topin në cepin e portës. Shqipëria kalon në avantazh 1-0.

33’ Pas zhvillimit të një goditjeje dënimi, topi shkon te Asllani, i cili provon me të majtën, por Hradecky i mohon golin.

32’ Valta ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Hysajt.

30’ Muçi provon me një goditje nga e majta, por sfera përfundon në duart e Hradecky.

22’ Asllani tenton sërish nga jashtë zonës. Portieri finlandez grushton topin, ndërsa mbrojtja e Finlandës largon më pas rrezikun.

21’ Muçi provon nga jashtë zonës pas një aksioni të mirë të kuqezinjve, por Hradecky pret në pozicion.

17’ Dy skuadrat janë shumë të hapura në fushë, duke lënë hapësira veprimi në qendër.

13’ Një ndërhyrje e vëmendshme e Pilos në zonë shmang rrezikun para portës së Etrit Berishës.

11’ Hysaj ka hapësirë për të harkuar, por tentativa e tij devijohet në goditje këndi.

10’ Një harkim nga e djathta gjen Kallman në zonë. Sulmuesi finlandez gjuan me kokë, por nuk arrin të gjejë portën kuqezi.

6’ Asllani provon të gjuajë nga e majta, por tentativa e tij kalon mbi traversën e portës së Hradecky.

1’ Shqipëria del menjëherë në sulm me Pilo nga krahu i majtë. Pasimi i tij gjen Laçin, por mesfushori e dërgon topin jashtë kuadratit.

1’ Nis sfida Shqipëri-Finlandë në stadiumin “Air Albania”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qeveria miraton ndryshimet në ligjin për sigurinë kibernetike, ja çfarë parashikohet dhe roli i SHISH-it

Qeveria ka miratuar propozimin për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin për sigurinë kibernetike, duke parashikuar krijimin e një grupi të posaçëm për inteligjencën kibernetike,...
21:12 | 12/11/2026

Shqipëria përballë Finlandës, publikohen formacionet zyrtare

Kombëtarja shqiptare zbret mbrëmjen e së enjtes në fushën e lojës përballë Finlandës, në një sfidë me rëndësi të veçantë për ecurinë në Grupin C1...
19:38 | 12/11/2026

Rritet çmimi i naftës dhe benzinës, Bordi i Transparencës përcakton tarifat e reja

Bordi i Transparencës ka vendosur rritjen e çmimit të naftës dhe benzinës, krahasuar me vendimin e një dite më parë. Sipas vendimit të ri, një...
18:05 | 12/11/2026