Emërimi i Esmeralda Hasanit në krye të SHISH-it, Manjani: Nuk është ndryshim që iku njëra dhe erdhi tjetra
I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, juristi Ylli Manjani ka komentuar emërimin e Esmeralda Hasanit në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), në vend të Vlora Hysenit.
Manjani shprehu kritika ndaj institucionit, duke theksuar se operacionet e zhvilluara në Shqipëri janë realizuar falë partnerëve ndërkombëtarë dhe se sipas tij SHISH-i është ende larg standardeve që duhet të përmbushë.
“ Të gjitha operacionet që janë organizuar në Shqipëri janë bërë falë partnerëve tanë. Ky institucion është shumë larg të qenit aty ku duhet të jetë. Kjo është shumë më e madhe dhe më e rëndë sesa çfarë ka bërë Vlora Hyseni apo çfarë mund të bëjë Esmeralda Hasani. Unë po ju them faktin. Nëse ju duket relativizues fakti, vazhdoni. Problemi është nëse duam të ndryshojmë, ndryshimi duhet të jetë ndryshe, nuk është ndryshim që erdhi njëra dhe iku tjetra”, u shpreh Manjani.
Qeveria miraton ndryshimet në ligjin për sigurinë kibernetike, ja çfarë parashikohet dhe roli i SHISH-it
Tenderi për “studim projektim i disa objekteve të policisë së shtetit”, GJKKO dënon të pandehurit
Paralajmërohen reshje shiu intensive në disa qarqe, ja zonat ku priten shtrëngata
- 21:59 “Karrigia ku do ulet drejtuesja e SHISH është bërë pis”, Malaj: Kush ka punë me SHISH i ka kapur…
- 21:55 Muçi dhe Manaj godasin Finlandën, Shqipëria kryeson 2-0 në “Air Albania”
- 21:39 Kurti takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, diskutojnë anëtarësimin e Kosovës
- 21:12 Qeveria miraton ndryshimet në ligjin për sigurinë kibernetike, ja çfarë parashikohet dhe roli i SHISH-it
- 20:48 Trump “e tërheq” Vance nga negociatat me Iranin
- 20:46 Armando Sadiku përshëndet tifozët në “Air Albania”, mbyll karrierën si futbollist profesionist (VIDEO)