PD Vlorë nis nga Orikumi procesin për propozimin e kandidatëve për zgjedhjet vendore

22:24, 12/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetarja e Partisë Demokratike në Vlorë, Nada Mecorapaj, ka nisur nga Orikumi takimet me strukturat e partisë në kuadër të procesit për propozimin e kandidaturave për përfaqësuesit e PD-së në pushtetin vendor.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Mecorapaj bën me dije se ky proces do të mbështetet te konsultimi me strukturat dhe qytetarët, me synimin për të identifikuar kandidatë që kanë integritet, kontribut dhe mbështetje qytetare.

“PD ndërton alternativën e saj vendore duke nisur nga strukturat dhe qytetarët”, shkruan kryetarja e PD-së Vlorë.

Takimet pritet të vijojnë edhe në njësitë e tjera administrative të bashkisë Vlorë, në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet vendore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco