Aksionet e gjigantit të inteligjencës artificiale bien me 11% brenda javës, kompania humb mbi 400 miliardë dollarë
Gjiganti teknologjik i inteligjencës artificiale, “Nvidia”, ka pësuar një goditje të rëndë në tregjet financiare, pasi shefi ekzekutiv i kompanisë, Jensen Huang, dha dorëheqjen këtë të enjte mes raportimeve tronditëse për afera jashtëmartesore dhe dyshimeve të rënda për spiunazh industrial.
Sipas të dhënave të bursës, aksionet e “Nvidia”-s e mbyllën seancën e sotme në indeksin Nasdaq me një rënie prej 4.34%, duke zbritur në kuotën e 166.19 dollarëve. Kjo rënie i çon humbjet totale të aksioneve në 11% që nga fillimi i javës, duke fshirë më shumë se 400 miliardë dollarë nga vlera e tregut të kompanisë që prej ditës së hënë.
Lëkundjet e forta financiare dhe largimi i papritur i drejtuesit historik të kompanisë erdhën pas publikimit të raporteve mbi jetën e tij private dhe rreziqet e sigurisë së korporatës. Përveç lidhjes së raportuar me Kimberly Powell, një drejtuese e sektorit të kujdesit shëndetësor e cila ka punuar përkrah tij për 18 vjet në krye të gjigantit teknologjik, Huang thuhet se ka mbajtur një marrëdhënie romantike edhe me një punonjëse tjetër të kompanisë.
Sipas burimeve mediatike, bëhet fjalë për një skenar të dyshuar si “kurth mjalti” (honey trap) që përfshinte Alice Huang, e cila besohet të jetë një agjente kineze. Hetimet dhe raportimet mbi këtë çështje kanë zbuluar gjithashtu lidhjen e saj shqetësuese me gjigantin kinez të telekomunikacionit “Huawei”, një prej rivalëve kryesorë të “Nvidia”-s në tregun global të teknologjisë dhe çipave.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



