Lufti Dalipi nuk zgjedh Shqipërinë, 20-vjeçari u bashkohet ‘Dardanëve’

Lufti Dalipi nuk zgjedh Shqipërinë, 20-vjeçari u bashkohet ‘Dardanëve’

23:02, 12/11/2026

Lufti Dalipi ka marrë vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij ndërkombëtare, duke zgjedhur të përfaqësojë Kosovën. Lajmi është konfirmuar nga Federata e Futbollit të Kosovës, e cila ka njoftuar përmes rrjeteve sociale afrimin e talentit 20-vjeçar në përfaqësuesen dardane.

Vendimi i mesfushorit ofensiv vjen pas raportimeve të mëparshme se ai ishte pranë zgjedhjes së Shqipërisë. Madje, ishte përfolur se Amir Abrashi kishte luajtur një rol të rëndësishëm për ta bindur futbollistin të vishte fanellën kuqezi.

Megjithatë, situata ka ndryshuar dhe Dalipi ka vendosur të jetë pjesë e Kosovës, duke u dhënë fund dilemave për kombëtaren që do të përfaqësojë në karrierën e tij.

Ky është një përforcim i rëndësishëm për “Dardanët”, duke parë edhe formën që po kalon lojtari në futbollin zviceran. Gjatë këtij sezoni me Vaduzin, në kampionat, Dalipi ka regjistruar shifra mbresëlënëse: pesë gola dhe nëntë asistime në 13 ndeshje.

Paraqitjet e tij kanë tërhequr vëmendjen, ndërsa Kosova arrin të sigurojë shërbimet e një futbollisti të ri me potencial dhe statistika premtuese.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco