Maran i gëzohet fitores ndaj Finlandës: Muçi i shënon shpesh gola të tillë, nuk duhet të ulim ritmin

Maran i gëzohet fitores ndaj Finlandës: Muçi i shënon shpesh gola të tillë, nuk duhet të ulim ritmin

23:17, 12/11/2026

Trajneri i Shqipërisë, Rolando Maran, ka vlerësuar paraqitjen e skuadrës pas fitores 2-0 ndaj Finlandës, por nuk ka fshehur shqetësimin për rënien e ritmit në minutat e fundit të takimit.

Në prononcimin pas ndeshjes, tekniku italian theksoi se fleksibiliteti taktik është një nga elementet e rëndësishme të lojës së kuqezinjve. Ai veçoi edhe paraqitjet e disa futbollistëve që kanë treguar se mund të përshtaten në role të ndryshme nga pozicionet e tyre natyrale.

“Nuk është fokusi vetëm te një formacion fiks, por edhe te fleksibiliteti, në varësi të karakteristikave të kundërshtarit. Nuk është vetëm Pilo, edhe Hysaj ka bërë shumë mirë, apo Mitaj, që nuk ka rolin e tij të zakonshëm, por po bën shumë mirë. Pra, kemi lojtarë të ndryshëm që kanë zhvilluar paraqitje të nivelit të lartë”, u shpreh Maran.

Megjithatë, trajneri kërkoi më shumë vazhdimësi nga skuadra, duke nënvizuar se ulja e intensitetit mund t'i krijojë probleme Shqipërisë, pavarësisht avantazhit në rezultat.

“Nuk duhet t’ia lejojmë vetes të ulim ritmin. Kur e bëjmë këtë, e kemi të vështirë, siç ndodhi edhe sot në 10-15 minutat e fundit. Ishte një ndeshje e ekuilibruar. Kemi prekur shumë topa në zonën kundërshtare”, deklaroi trajneri kuqezi.

Maran u ndal edhe te Ernest Muçi, autor i golit të parë në këtë sfidë. Tekniku italian vlerësoi aftësinë e sulmuesit për të realizuar gola të këtij lloji, duke lënë të kuptohet se ky finalizim mund t'i japë një shtysë të rëndësishme në vazhdim.

“Goli i Muçit? Shikoj gjithmonë rëndësinë e golit. Muçi i ka tipikë gola të tillë. Ndoshta ka pasur nevojë për një shtysë të tillë”, përfundoi Rolando Maran.

“Shikoj gjithmonë rëndësinë e golit. Muçi i ka tipikë gola të tillë. Ndoshta ka pasur nevojë për një shtysë të tillë”, përfundoi trajneri i Shqipërisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco