Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti takon kryeministrin hungarez Magyar, bisedojnë për thellim të bashkëpunimit

Kurti - Magyar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar në Dublin me kryeministrin e Hungarisë, Peter Magyar, në margjinat e Samitit të Komunitetit Politik Evropian. 

Është takimi i parë mes Kurtit dhe kryeministrit të ri hungarez. 

Kurti në postim në Facebook ka thënë se u diskutua për thellim të bashkëpunimit mes dy vendeve. 

“Jemi të interesuar për një intensitet të ri në marrëdhëniet dypalëshe, duke zgjeruar e thelluar bashkëpunimin në një sërë sferash, nga arsimi tek ekonomia. Hungaria është një nga kontribuueset më të mëdha me trupa në kuadër të KFOR-it dhe ka rol të rëndësishëm për paqen dhe sigurinë rajonale. Sa më e integruar dhe më e fortë institucionalisht të jetë Republika jonë aq më stabile e më prosperuese do të jetë e ardhmja evropiane e Ballkanit Perëndimor dhe Budapesti është një nga qendrat e rëndësishme në rrugën euro-atlantike të Kosovës”, ka shkruar Kurti në Facebook. 

Tutje Kurti ka njoftuar se në kuadër të punimeve të Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC), me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alain Berset, kanë biseduar për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në këtë organizatë.

Edhe Kurti takohet me Rutten: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë afatgjate në Evropë Arbëri Kurti takohet me Rutten: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë afatgjate në Evropë

“Është e tejet e rëndësishme që, nëpërmjet pranimit në Këshill, Kosovës t'i mundësohet pjesëmarrje në mekanizmat evropianë për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore, si dhe qytetarëve qasje në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut”, ka shkruar ai në Facebook. 


 


Kurti me kryeministrin kanadez shqyrtojnë zgjerimin e bashkëpunimit mes dy vendeve 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se ka takuar kryeministrin e Kanadasë, Mark Carney në kuadër të  Samitit të Komunitetit Politik Evropian.

Në një postim në Facebook ai ka shkruar se kanë biseduar për marrëdhëniet dypalëshe, për sigurinë dhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit. 

“E falënderova për miqësinë dhe përkrahjen e Kanadasë për vendin tonë, për pranimin e mijëra refugjatëve nga Kosova gjatë vitit 1999, për pjesëmarrjen në intervenimin e NATO-s, për kontributin në rindërtim dhe zhvillim, për njohjen e pavarësisë dhe për mbështetjen në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

Edhe Magyar i shkruan Kurtit: Kosova ka rol kyç për stabilitet, Ballkani Perëndimor jetik për Evropën Arbëri Magyar i shkruan Kurtit: Kosova ka rol kyç për stabilitet, Ballkani Perëndimor jetik për Evropën

Kurti ka thënë se këtë vit në mars, Kosova me një delegacion qeveritar ishte pjesë e Konventës së Shoqatës së Kërkuesve dhe Zhvilluesve të Kanadasë (PDAC) në Toronto, një nga ngjarjet më të mëdha botërore për sektorin e minierave.

“Kanadaja, shtet anëtar i NATO-s dhe i G7, është mike dhe partnere e rëndësishme për sigurinë, mbrojtjen dhe promovimin e vlerave të përbashkëta”, thuhet në njoftim.