Friday / November 13 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Lajmet Kryesore Nga Vendi

Përdorimi i drogës problem serioz për 79% të shqiptarëve; 64% thonë se është rritur 5 vitet e fundit

Increasing social problem
Share Share Icon

Përdorimi i drogave të paligjshme është një problem serioz për 79% të shqiptarëve, ndërsa pothuajse dy në tre qytetarë mendojnë se konsumi i tyre është shtuar gjatë pesë viteve të fundit.

Sipas anketës së fundit të Agjencisë së Bashkimit Europian për Drogat (EUDA), të publikuar në nëntor 2026, 38% e të pyeturve në Shqipëri e konsiderojnë përdorimin e drogave një problem shumë serioz në zonën ku jetojnë, ndërsa 41% e vlerësojnë si problem serioz.

Vetëm 12% mendojnë se nuk është një problem shumë serioz dhe 5% se nuk përbën aspak problem.

Shqetësimi i lartë shoqërohet edhe me perceptimin se përdorimi i drogave është përhapur më shumë vitet e fundit. Rreth 34% e shqiptarëve mendojnë se konsumi i lëndëve narkotike në zonën e tyre është rritur shumë krahasuar me pesë vite më parë, ndërsa 30% vlerësojnë se është rritur disi.

Në total, 64% e të anketuarve perceptojnë një rritje të përdorimit të drogës, kundrejt 21% që mendojnë se situata ka mbetur e pandryshuar. Vetëm 7% vlerësojnë se përdorimi është ulur, ndërsa 8% nuk kanë dhënë përgjigje.

Të dhënat pasqyrojnë një shqetësim të përhapur për konsumimin e drogës në komunitetet shqiptare. Megjithatë, anketa mat perceptimin e qytetarëve dhe jo numrin faktik të përdoruesve apo sasitë e drogave të konsumuara.

Shqipëria është ndër vendet me nivelin më të lartë të shqetësimit për përdorimin e drogave në Europë. Për krahasim, mesatarisht gjashtë në dhjetë qytetarë të Bashkimit Europian e konsiderojnë përdorimin e drogës një problem serioz në zonën ku jetojnë, nga pothuajse tetë në dhjetë në Shqipëri.

Edhe trafikimi i drogave shihet si problem serioz në Shqipëri. Rreth 79% e qytetarëve të anketuar e konsiderojnë trafikun e lëndëve narkotike një problem serioz ose shumë serioz në komunitetin e tyre, ndjeshëm mbi mesataren prej 60% të Bashkimit Europian.

 

Europa

Sipas EUDA, dallimet mes vendeve europiane janë të konsiderueshme. Në Bashkimin Europian, përqindja e qytetarëve që e konsiderojnë përdorimin e drogës një problem serioz luhatet nga 44% në Danimarkë në 78% në Qipro.

Ndër vendet jashtë BE-së të përfshira në anketë, Maqedonia e Veriut ka një nivel edhe më të lartë shqetësimi, prej 85%.

Në nivel europian, shqetësimet për përdorimin dhe shpërndarjen e drogave lidhen veçanërisht me pasojat për shëndetin dhe sigurinë publike.

Rreth 39% e qytetarëve të BE-së rendisin problemet e shëndetit mendor, përfshirë psikozat dhe vetëvrasjet, ndër shqetësimet kryesore shëndetësore që lidhen me drogën.

Një tjetër 30% shqetësohen për pasojat e drogave të reja sintetike me veprim të fuqishëm.

Për sigurinë publike, shqetësimi kryesor është përfshirja e fëmijëve dhe adoleshentëve në trafikun e drogës, e përmendur nga 30% e europianëve, e ndjekur nga dhuna dhe kriminaliteti i lidhur me drogën, me 27%, dhe drejtimi i automjeteve nën ndikimin e lëndëve narkotike, me 26%.

Anketa evidenton edhe perceptimin se drogat janë relativisht të lehta për t’u siguruar.

Në Bashkimin Europian, 48% e qytetarëve mendojnë se mund të sigurojnë kanabis brenda 24 orëve, ndërsa për kokainën dhe MDMA-në kjo përqindje është rreth një e treta.

Të rinjtë e moshës 15–24 vjeç raportojnë një perceptim më të lartë të disponueshmërisë sesa grupmoshat më të mëdha.

Për sa u përket masave për të kufizuar problemet që lidhen me përdorimin e drogës, 45% e qytetarëve europianë mbështesin forcimin e ndërhyrjeve policore kundër trafikimit dhe shpërndarjes, ndërsa 43% kërkojnë më shumë mbështetje për riintegrimin në punë dhe në jetën e përditshme të personave me varësi.

Anketa e EUDA u zhvillua nga 24 qershori deri më 16 korrik 2026, me 95,883 të intervistuar të moshës 15 vjeç e lart në 36 vende europiane, përfshirë Shqipërinë.

Ajo synon të identifikojë perceptimet e qytetarëve për përdorimin dhe trafikimin e drogave, pasojat për komunitetet dhe mënyrat e përballimit të problemit.

 

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Paketa Fiskale 2027, bizneset kërkojnë shtyrje, paralajmërojnë humbje pune, rritje çmimesh, faliment

Paketa Fiskale 2027 ka hasur në kundërshtime të shumta nga përfaqësuesit e biznesit, të cilët kërkojnë rishikimin e masave të propozuara, shtyrjen ...

13 hours më parë 11 Min Lexim

Dhomat e tregtisë kërkojnë rishikimin e Paketës Fiskale 2027 dhe shtyrjen e zbatimit të masave

Dhomat e tregtisë kanë kërkuar rishikimin e disa prej ndryshimeve të propozuara në Paketën Fiskale 2027, duke ngritur shqetësime për rritjen e barr...

14 hours më parë 6 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!