Aktualitet

Ditë me vranësira mesatare, reshje shiu në disa zona!

Ditën e sotme vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Sipas SHMU-së, moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.

Reshjet e shiut ishin prezente që në fillim të 24-orëshit me intensitet të ulët, në zonën e veriperëndimit reshjet me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Era fryn me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 10 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe lugina, deri në 25 m/s.

Valëzimi në dete me forcë 4-6 ballë.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.