Asambleja e PS/ ‘Luftë brenda sojit, kush bie dhe ikën…’, Kepi: Rama do tregojë forcën dhe autokracinë

08:55, 13/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gazetarja Alba Kepi e krahason mbledhjen e Asamblesë së PS të shtunën e 14 nëntorit, njëjtë me pleniumet e 60-70 viteve më parë të Partisë Komuniste.

E ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, Kepi tha se asambleja do të jetë pleniumi i radhës, vetëm se ndryshon skenografia ku nuk do të kërkohet uniteti i proletariatit por ai i partisë.

Sipas gazetares, pritet një kongres që do të tregojë forcën brenda partisë dhe autokracinë e atij që mban peng këtë vend.   

Është pleniumi i radhës me pamje nga deti, si 60-70 vite më parë. Presim të shikojmë skenografi ndryshe, s’do kërkohet uniteti i proletariatit po i partisë. Të merren vendime në emër të një konsultimi në terren e struktura.

Të shohim kush do jetë në tryezë dhe kujt do t’i jepet fjala. Më 2026 kemi të njëjtën panormaë, një parti që kërkon të mbajë pushtetin dhe po ashtu luftën brenda sojit, kush bie dhe kush rrëzohet.

Parti me halle të mëdha sa i takon drejtësisë. Llogarita 20 funksionarë të PS të dënuar, të hetuar, nën hetim. Lista vijon të jetë e gjatë. Pres një kongres që do të tregojë forcën brenda partisë dhe autokracinë e atij që mban peng këtë vend.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco