Ylber Ramadani do të jetë mungesa e madhe e Kombëtares ne duelin ndaj Finlandës.
Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes për “TV Klan”, mesfushori tregoi se pavarësisht se nuk do të jetë në fushë do të udhëtojë me çunat drejt Hungarisë, në mbështetje të tyre. Ishim të motivuar nga ndeshja e fundit me San Marinon, ku nuk bëmë mirë. Kishim folur me çunat për këtë ndeshje që duhet të futemi ndryshe. Patëm vështirësi 10-15 minutat e para.
Ndryshuam sistemin e lojës dhe mënjeherë shënuam golin. Jemi të kënaqur sepse kemi bërë një futboll të bukur. Po luajmë më mirë tani. Shpresoj të bëjmë mirë edhe me Bjellorusinë të bëjmë rezultat pozitiv.
Në minutën e 25-të, trajneri Maran më thirri dhe më tha që Asllani dhe Laçi të ishin para dhe të sulmonin mbrojtësin e djathtë dhe të majtë, ndërsa unë të qëndroja para mbrojtjes. Shkoi shumë mirë. Me Maran jemi shumë mirë, sepse sulmojmë shumë dhe e luajmë shumë mirë topin. Dimë ku të pasojmë, dimë çfarë të bëjmë, i dimë të gjitha.
U mërzita shumë kur mora kartonin, sepse doja të isha në ndeshjen e radhës. Ata luajnë shumë me topa të dytë me duele. Do të shkoj me çunat në Hungari, aty të jemi bashkë. Edhe në Finlandë kishim vështirësi në 10 minutat e para, sepse e gjuanin topin e dytë, sepse sulmuesi ishte shumë fizik.
Me ndyshimin e skemës ishim më afër njëri-tjetrit për topin e dytë”, deklaroi Ramadani.
© SYRI.net
Laçi vlerëson lojën dhe flet për ndryshimet me Maran: Po ndërtojmë një mbrojtje të fortë dhe sulm efikas
Maran i gëzohet fitores ndaj Finlandës: Muçi i shënon shpesh gola të tillë, nuk duhet të ulim ritmin
Muçi: Kam kaluar shumë për të arritur në këtë momentBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: