Pentagoni për ushtarin që qortoi Hegseth dhe shoqëruesit e tij në Varrezat e Arlingtonit: U kujtoi me të drejtë të ruanin sjelljen e duhur
Të premten, Pentagoni doli në mbështetje të ushtarit, i cili qortoi një grup vizitorësh në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit, ku bënte pjesë edhe sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth.
Një video nga ceremonia me rastin e Ditës së Veteranëve, e zhvilluar, të mërkurën, tregonte Hegseth, bashkëshorten e tij dhe këshilltarët e lartë duke qeshur dhe biseduar, ndërsa pozonin për fotografi përpara Varrit të Ushtarit të Panjohur.
Në video shihet ushtari i armatosur, i cili ishte në shërbim, duke iu afruar grupit të Hegseth dhe duke bërtitur: “Të gjithë vizitorët duhet të ruajnë në çdo kohë një atmosferë heshtjeje dhe respekti”.
Në vijim të kësaj, zëdhënësi kryesor i Pentagonit, Sean Parnell, deklaroi në një komunikatë:
“Gjatë kremtimit të kësaj dite solemne, një ushtar u kujtoi me të drejtë dhe me respekt të gjithëve që të ruanin sjelljen e duhur. Sekretari dhe i gjithë departamenti e kanë nderuar gjithmonë dhe do të vazhdojnë të nderojnë sakrificat e bëra nga burrat dhe gratë e forcave tona të armatosura për ta mbajtur Amerikën të sigurt”.
Rregullorja e sjelljes në Varrezat Kombëtare kërkon që vizitorët të flasin me zë të ulët dhe të mos kryejnë veprime që tregojnë mungesë respekti apo prishin rendin.
Varri është një nga monumentet më të shenjta të luftës në SHBA dhe ruhet nga një roje nderi 24 orë në 24, që prej vitit 1948.
Qeveria holandeze gati për bisedime për të shmangur shpërbërjen pas debatit për taksën e pasurisë
Katër ushtarë të vdekur nga rrëzimi i helikopterit ushtarak në Turqi (VIDEO)
60% e ushtareve femra raportojnë ngacmim ose abuzim, ministri gjerman Pistorius: Zero tolerancë
- 09:20 Qeveria holandeze gati për bisedime për të shmangur shpërbërjen pas debatit për taksën e pasurisë
- 09:18 Riformatohet ekipi negociator i Shqipërisë me BE-në, ndryshojnë përgjegjësitë për disa kapituj të rëndësishëm
- 09:12 Von der Leyen: Po e përgatisim paketën e 22-të të sanksioneve kundër Rusisë
- 09:11 Katër ushtarë të vdekur nga rrëzimi i helikopterit ushtarak në Turqi (VIDEO)
- 09:10 60% e ushtareve femra raportojnë ngacmim ose abuzim, ministri gjerman Pistorius: Zero tolerancë
- 09:06 Trump: Obamën do ta mposhtja me lehtësi në zgjedhje, është shumë i mbivlerësuar