Gonçalo Inacio menjëherë, Van Dijk në muajt e verës, Milani kërkon të përforcojë mbrojtjen Fitorja e Italisë ndaj Francës pati dy nota negative që janë në anët ekstreme të fushës; Gianluigi Donnarumma dhe Sebastiano Esposito(ky për shkak të penalltisë së humbur kur rezultati ishte 1-1).
Për shkak të peshës që ka në skuadër, përvojës dhe rolit që luan në grup – në fund të fundit, ai është kapiteni – është e kuptueshme që më shumë bujë ka shkaktuar gabimi i rëndë i portierit në rastin e golit të Francës për 0-1. Edhe pse Gigio bëri disa pritje të rëndësishme (si ato ndaj Rabiot dhe Cherki), të cilat deri diku kompensuan dhuratën që i bëri Olise, gazetat i dhanë notë negative, ndërsa në rrjetet sociale rifilloi «gjuetia ndaj Paperummës». Edhe tifozët anglezë u përfshinë në këtë debat, duke kujtuar se Manchester City ka pësuar të paktën një gol në secilën prej tetë ndeshjeve të fundit.
Një fat i pashmangshëm për Donnarummën, i cili që prej largimit nga Italia për të luajtur jashtë vendit, me siguri nuk e ka rritur popullaritetin mes tifozëve, dhe jo vetëm atyre të Milanit. Nga ana tjetër, është e vërtetë se talenti i padiskutueshëm i portierit të lindur në vitin 1999 duket se ka është kristalizuar. Në moshën 27-vjeçare, loja e tij vazhdon të karakterizohet nga ngritje dhe çfarë ngritjesh! Në fund të karrierës, me siguri do të ketë material të mjaftueshëm për të përgatitur një video të gjatë me pritjet e tij spektakolare mes shtyllave. Por nuk mungojnë as momentet e dobëta, sidomos në daljet në ajër dhe, siç u pa edhe dje, në rastet kur e ka topin në këmbë.
Ka nga ata që mbështesin kandidaturën e Carnesecchit, i cili edhe këtë sezon po konfirmon nivelin e tij të lartë. Portieri i tretë i kombëtares italiane është Vicario, i rikthyer në Serie A gjatë verës, i cili po i jep siguri repartit mbrojtës të Juventusit, ndërsa te Italia U21 është Palmisani. Vlera e Donnarummës është e padiskutueshme. Shiriti i kapitenit nuk i është dhënë rastësisht, por i kujton se ai është një pikë referimi për dhomën e zhveshjes, e cila në këtë periudhë të kombëtares italiane është e mbushur më shumë se kurrë me lojtarë të rinj. Nga ana tjetër, loja me këmbë është një kërkesë e futbollit modern dhe një element thelbësor edhe në filozofinë e lojës së Mancinit.
Thelbi i vërtetë i çështjes është: a mund të bëjë Italia pa Donnarummën? Është një nga ato pyetje që shtrohen më shumë për efekt diskutimi, pasi askush në kombëtare, duke nisur nga trajneri dhe vetë shokët e skuadrës, nuk mendon se kjo është një çështje që duhet vënë në diskutim. Nuk duhet harruar se në ndeshjen e parë mes tyre, në Stade de France, ai ishte lojtari më i mirë në fushë, falë pritjeve vendimtare ndaj Doué, Dembélé, Olise, Rabiot dhe Camavinga. Kapiteni është i paprekshëm. Ndonjëherë është ai që mbulon dobësitë e shokëve të skuadrës, si në barazimin 1-1 në Paris, ndërsa herë të tjera, si dje, është skuadra ajo që i bën të harrohen gabimet e tij. Edhe kjo është pjesë e të qenit një grup i bashkuar.
Top Channel