Ernest Muçi fenomen! I ‘detyron’ turqit që të bëjnë tifozllëk për Shqipërinë, reagon edhe Trabzonspori

Ernest Muçi fenomen! I ‘detyron’ turqit që të bëjnë tifozllëk për Shqipërinë, reagon edhe Trabzonspori

10:27, 13/11/2026

Ernest Muçi shënoi një supergol për të zhbllokuar sfidën Shqipëri-Finlandë.

Ishte minuta e 35-të, kur fenomeni i Kombëtares shqiptare e dërgoi topin në rrjetë.

Trabzonspori i kushtoi një postim Muçit.

“Urime për futbollistin tonë Ernest Muçi, i cili shënoi golin e parë për skuadrën e tij në ndeshjen ku Shqipëria mposhti Finlandën 2-0 në Ligën e Kombeve”.

Në postim vërehet edhe një koment, i cili ka fituar shumë pëlqime.

“Ai shënoi një gol të pabesueshëm. E pashë të gjithë ndeshjen. Muçi është në një tjetër nivel. Mashallah, vazhdo njësoj!”.

Turqit po e ndjekin Kombëtaren e Shqipërisë me vëmendje të madhe. Dhe shkak është bërë pikërisht Muçi, që i shpërbleu mbrëmë me gol.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco