Vendi
Dy vatra zjarri në Gramsh, flakët përhapen në sipërfaqe pyjore, zjarrfikësit në terren
Dy vatra zjarri janë regjistruar në territorin e Gramshit, ku efektivët e MZSH-së vijojnë ndërhyrjen që prej orës 20:00 të mbrëmjes së kaluar.
Vatra e parë është evidentuar në fshatin Bulçar, në Njësinë Administrative Kodovjat, ku flakët kanë përfshirë sipërfaqe pyjore dhe shkurre.
Ndërsa vatra e dytë është regjistruar në fshatin Snosëm, në Njësinë Administrative Kukur, ku zjarri ka përfshirë ballat e barit të përdorura për ushqimin e blegtorisë.
Era e fortë ka favorizuar përhapjen e flakëve dhe ka vështirësuar ndërhyrjen e zjarrfikësve, të cilët pavarësisht orëve të gjata në terren vijojnë punën për shuarjen e plotë të zjarreve dhe parandalimin e riaktivizimit të tyre.
/vizionplus.tv
Vazhdo të lexosh
Reklamë




