Löw evidenton problemin e Gjermanisë: Disa klube të Bundesligës kënaqen me lojtarë mesatarë!
Për Joachim Löw një problem i madh që ndikon në rendimentin e dobët të Gjermanisë është edhe Bundesliga. Sipas ish-komisarit teknik, i cili drejtoi Gjermaninë drejt triumfit në Botërorin e 2014-ës, kampionati vendas ndikon negativisht pasi nuk furnizon kombëtaren me lojtarë mjaftueshëm të mirë për të bërë diferencën.
“Mendoj se Bundesliga është kthyer në një pengesë në këtë drejtim. Mendoj se shumë klube të kampionatit tonë mjaftohen me lojtarë mesatarë në skuadër dhe për rrjedhojë kombëtarja nuk furnizohet me lojtarë niveli”, analizoi 66-vjeçari në një intervistë për “Kicker”. A.V.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



