• Kontakt
Friday, November 13, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • Sind Sie bereit für den Nervenkitzel des Online-Glücksspiels unterwegs? Bei woolbet können Sie auf Ihrem Smartphone oder Tablet in Echtzeit mit echten Dealern spielen und gewinnen!

  • Pokud hledáte autentický zážitek s živými krupiéry a vzrušujícím atmosférickým prožitkem, Cupidono casino vám nabízí přesně to, co potřebujete, přímo z pohodlí vašeho domova.

  • Wenn Sie den Nervenkitzel eines echten Casinos erleben möchten, dann sind live Dealer-Spiele die perfekte Wahl, und mit Mythoswin können Sie die Spannung in Echtzeit genießen.

  • Con l’arrivo della sera, migliaia di giocatori si preparano a scoprire la magia delle slot online su Boho, dove i jackpot progressivi crescono ogni giorno per emozioni senza pari.

  • Wenn Sie nach einer aufregenden Vielfalt an Casinospielen slotsgallery casino eine umfassende Auswahl an Slots, Tischspielen und Live-Dealer-Erlebnissen von führenden Anbietern.

Fillimi BOTA

Mercedes pezullon investimet në fabrikat në Gjermani

Në bisedimet për uljen e kostove te Mercedes ende nuk ka shenja për zgjidhje. Tani drejtuesit e koncernit kanë pezulluar të gjitha investimet në fabrikat në Gjermani dhe duan të shqyrtojnë mundësinë e mbylljes së tyre.

11:10 : 13/11/2026
në BOTA

Te prodhuesi i automobilëve, Mercedes, negociatat për kostot me këshillin e punëmarrësve dhe sindikatën IG Metall kanë ngecur. Në këtë situatë, drejtuesit e koncernit kanë njoftuar se do të shqyrtojnë mundësinë e mbylljes së fabrikave në Gjermani për shkak të kostove të larta të prodhimit. Gjithashtu është vendosur që “të ndalen të gjitha investimet e mëtejshme në fabrikat në Gjermani”, deklaroi drejtori i prodhimit, Michael Schiebe, në një intervistë të publikuar në intranetin e koncernit.

Pavarësisht bisedimeve të shumta dhe intensive, aktualisht ende nuk shihet ndonjë “korridor zgjidhjeje” dhe, me strukturën aktuale të kostove, nuk mund të investohet në Gjermani, argumentoi Schiebe.

Drejtuesit kërkojnë lëshime nga punonjësit

Me këto njoftime koncerni po shton presionin ndaj punonjësve. Kompania ka nevojë për një vendim në negociatat me këshillin e punëmarrësve, në mënyrë që nga ana e punonjësve të bëhen disa lëshime, deklaroi drejtoresha e kuadrit Britta Seeger.

Lexo edhe:

“Koka” e grupit të trafikut të drogës, dënohet me burg shqiptari në Gjermani

Sufllaqja 1 € shkakton kaos në Gjermani/ Turma e uritur përleshet me gurë dhe fishekzjarrë

“Aktualisht një vendim i tillë nuk duket në horizont. Prandaj tani jemi të detyruar të shqyrtojmë konkretisht dhe në detaje se cilat fabrika në Gjermani mund të vazhdojmë t’i përballojmë.” Sipas saj, mbylljet duhen shmangur “me çdo kusht”, por tani fatkeqësisht kjo mundësi duhet shqyrtuar më konkretisht.

Drejtori i prodhimit Schiebe theksoi në intervistë, se kostoja e një ore pune në prodhim në Gjermani është në disa raste deri pesë herë më e lartë se në fabrikat në Evropën Lindore. Nëse nuk arrihet një marrëveshje, modelet e reja do të prodhohen vetëm jashtë Gjermanisë.

Protestë e punonjësve të Mercedes Benz në fabrikën në Sindelfingen
Sindikata IG Metal organizon greva e protesta kundër masave të koncernit për zgjatjen e orëve të punës pa pagesë shtesëFotografi: Marijan Murat/dpa/picture alliance

Seeger iu referua gjithashtu negociatave aktuale për pagat në industrinë e metalurgjike dhe atë elektrike. IG Metall kërkon një rritje page prej pesë për qind. “Një rritje e tillë do t’i shtonte edhe më tej kostot tashmë të larta të punës në Gjermani, ndonëse ato janë që tani tepër të larta krahasuar në nivel ndërkombëtar.”

Kërkohet javë pune 40-orëshe në vend të asaj 35-orëshe

Në total, Mercedes ka dymbëdhjetë qendra prodhimi në Gjermani. Aktualisht, kompania po zhvillon bisedime për të ashtuquajturën “ofensivë të produktivitetit”, me të cilën synohet ulja e kostove.

Për shkak të rënies së fitimeve në sektorin e veturave, drejtuesit kërkojnë që punonjësit të punojnë më gjatë pa kompensim shtesë në pagë. Është diskutuar për një javë pune prej 40 orësh në vend të 35 orëve. Për këshillin e punëmarrësve dhe IG Metall kjo është një vijë e kuqe, pasi java 35-orëshe konsiderohet një nga arritjet kryesore të sindikatës.

Kushtet në të cilat u arrit atëherë marrëveshja për shkurtimin e orarit të punës nuk ekzistojnë më, argumentoi Seeger. Sipas saj, një numër më i madh orësh pune do të mund ta rriste shpejt produktivitetin, pa prekur drejtpërdrejt pagat e punonjësve. Megjithatë, menaxhmenti synon të ndërhyjë edhe te pagesat shtesë, përfitimet vullnetare si pjesëmarrja në fitim, si edhe te komponentë të përcaktuar nga kontratat kolektive, si shpërblimet për pushimet dhe Krishtlindjet.

“Në një mjedis jashtëzakonisht sfidues”

Schiebe tha, se e kupton që “masat për të cilat po diskutohet kërkojnë shumë nga punonjësit tanë”. Por tani duhet vepruar: “Ndodhemi në një mjedis jashtëzakonisht sfidues, të karakterizuar nga tarifat doganore, presioni mbi çmimet, kërkesa më e ulët në treg dhe konkurrenca e fortë, veçanërisht nga Kina.”

Seeger deklaroi se edhe drejtuesit e koncernit do të pranojnë sakrifica financiare. Sipas saj, drejtuesit nuk kanë marrë rritje page në dy raundet e fundit të rritjes së pagave.

Mercedes është përballur gjatë viteve të fundit me rënie të shitjeve dhe të fitimeve. Schiebe ka hedhur në diskutim që disa javë më parë mundësinë e mbylljes së dy fabrikave në Gjermani, nëse kostot nuk ulen. Në këtë rast do të prekeshin një fabrikë gjermane e montimit të karrocerive dhe një fabrikë gjermane e sistemeve të lëvizjes (powertrain). Në fabrikat e powertrain-it prodhohen komponentë për automjetet./ DW

Etiketa: Gjermanimercedes

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Koka” e grupit të trafikut të drogës, dënohet me burg shqiptari në Gjermani

09:36 : 13/11/2026
Screenshot
BOTA

Sufllaqja 1 € shkakton kaos në Gjermani/ Turma e uritur përleshet me gurë dhe fishekzjarrë

19:55 : 10/11/2026
BOTA

Gjermania ndërpret furnizimet me raketa Patriot për Ukrainën

08:49 : 08/11/2026
BOTA

Grevë në Gjermani, ‘industria’ kërkon rritje pagash dhe garanci për vendet e punës

20:54 : 07/11/2026
BOTA

Gjermania drejt zgjedhjes së presidentes së parë grua, partia e Merz mbështet ish-ministren Ilse Aigne

11:54 : 07/11/2026
BOTA

Gjermani/ Avioni rrëzohet mbi autostradë, dy persona humbin jetën

18:41 : 06/11/2026

TË GJITHA

Mercedes pezullon investimet në fabrikat në Gjermani

11:10 : 13/11/2026

Rama mbledh nesër Asamblenë e PS-së në Lalz

11:09 : 13/11/2026

Punime të paguara dhe të pakryera për ujësjellësin, KLSH kap me shkelje bashkinë Tepelenë

11:01 : 13/11/2026

Trump paralajmëron për ndërhyrje ushtarake në Kubë

10:51 : 13/11/2026

Zbulohen 3 plantacione droge në Belgjikë, arrestohen 6 shqiptarë

10:42 : 13/11/2026

Të dielën Maratona e Tiranës, ja rrugët që do të bllokohen

10:42 : 13/11/2026

Stuhia “Charles” shkakton përmbytje dhe anulime fluturimesh në të gjithë Evropën Jugore

10:26 : 13/11/2026

RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com