Marrëdhënia e Mateo Borr-it dhe Brikena Selmanit, dy ish-banorëve të Big Brother VIP Albania, duket se po kalon sërish një periudhë të vështirë. Një veprim i fundit në rrjetet sociale ka rikthyer dyshimet për një krisje mes tyre, duke bërë që ndjekësit të pyesin nëse çifti i ka dhënë fund historisë së dashurisë.

Së fundmi, është vënë re se Mateo dhe Brikena nuk ndiqen më në Instagram. Ky detaj nuk ka kaluar pa u vënë re nga fansat, të cilët kanë nisur menjëherë të aludojnë për një tjetër përplasje mes dy ish-banorëve. Ajo që e bën situatën edhe më intriguese është fakti se ky nuk është rasti i parë që dyshja ndërpret ndjekjen e njëri-tjetrit në platformë. Një veprim i ngjashëm kishte ndodhur edhe më herët, duke ngritur pikëpyetje mbi stabilitetin e marrëdhënies së tyre.

Megjithatë, një detaj tjetër ka tërhequr vëmendjen: fotografitë e përbashkëta vijojnë të qëndrojnë në profilin e Brikenës. Ky fakt e lë ende të paqartë nëse bëhet fjalë për një ndarje përfundimtare apo thjesht për një tjetër moment tensioni mes tyre. Deri më tani, as Mateo dhe as Brikena nuk kanë reaguar publikisht për të sqaruar se çfarë po ndodh në të vërtetë me marrëdhënien e tyre.