Shqipëria fitoi 2-0 ndaj Finlandës në stadiumin “Air Albania”, në një ndeshje të Ligës C të Ligës së Kombeve. Pas këtij rezultati të rëndësishëm për kuqezinjtë, reagoi presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.
Kreu i FSHF-së përgëzoi skuadrën e drejtuar nga Rolando Maran për paraqitjen dhe kërkoi një përpjekje të fundit të dielën ndaj Bjellorusisë, në përballjen që do të përcaktojë vendin e parë në grup.
Të lidhura
None found
Në postimin e tij, Duka e cilësoi të veçantë mbrëmjen dhe shijen e fitores përpara gati 22 mijë tifozëve shqiptarë në stadium. Ai uroi lojtarët dhe stafin për suksesin, duke shprehur dëshirën që skuadra ta përfundojë siç duhet këtë rrugëtim dhe të festojnë së bashku pas ndeshjes me Bjellorusinë.






