Demokratët ‘kërcënojnë’ Trumpin me bllokim të fondeve: Nuk financojmë luftën me Iranin

13 Nëntor 2026 | 11:17

Katër senatorë amerikanë të rreshtuar me Partinë Demokratike kanë deklaruar se nuk do të pranojnë një marrëveshje për shpenzimet në fund të vitit, nëse ajo nuk kufizon mundësinë e presidentit Donald Trump për të vazhduar luftën kundër Iranit.

Në një deklaratë, senatorët Michael Bennet, Bernie Sanders, Chris Van Hollen dhe Tammy Duckworth thanë se “populli amerikan ka qenë i qartë, duhet t’i japim fund luftës së paligjshme dhe shkatërrimtare të presidentit Trump kundër Iranit”.

Me afrimin e afatit të 11 dhjetorit për financimin e qeverisë, senatorët thanë se Kongresi nuk duhet të pranojë një marrëveshje afatshkurtër që siguron “miliarda dollarë shtesë” për “luftën e zgjedhur nga Trump”.

Duke iu referuar luftërave në Vietnam, Afganistan dhe Irak, ata paralajmëruan se luftërat “mund të zgjasin me dekada”, dëmtojnë ekonominë, shterojnë burimet ushtarake dhe i bëjnë amerikanët më pak të sigurt.

“Kur të votojmë për ndarjen e fondeve, synojmë të financojmë qeverinë dhe të ndalojmë financimin e kësaj lufte”, thuhet në deklaratë.

Kjo deklaratë erdhi pas një letre të demokratit Bennet, në të cilën ai u bëri thirrje kolegëve të tij në Senat të bllokojnë çdo paketë financimi që përfshin fonde shtesë për luftën.

Ndërkohë, Trump, përmes platformës së tij Truth Social, i bëri thirrje udhëheqjes së Senatit që të ndërmarrë “menjëherë” hapa për miratimin e një projektligji prej 350 miliardë dollarësh për financimin e ushtrisë, përmes procedurës së pajtimit buxhetor.

Ai pretendoi se gjatë mandatit të tij të parë e rindërtoi ushtrinë dhe se po e bën këtë “përsëri, më të madhe dhe më të mirë se kurrë më parë”.

Trump argumentoi se “shumica radikale demokrate në Kongresin e ardhshëm” e ka bllokimin e këtij investimi si “prioritetin numër një”, duke theksuar se demokratët duan t’i lënë trupat amerikane “të dobëta dhe të pambrojtura”.

“Republikanët duhet të bëjnë atë që u takon për luftëtarët tanë. Demokratët nuk do ta bëjnë kurrë këtë. Koha është tani”, deklaroi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Garda Revolucionare shkatërron radarin amerikan në Bahrein pas sulmit në Iranin jugor

Korpusi i Gardës Revolucionare të Iranit, IRGC tha të premten se forcat e saj kishin shkatërruar një radar paralajmërues të hershëm amerikan në Bahrein. Luftëtarët...
10:57 | 13/11/2026

Rusia kërkon që Finlanda të largohet nga NATO në bisedimet e Abu Dhabit

Negociatorët rusë kanë paraqitur një kërkesë gjatë bisedimeve në Abu Dhabi për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, duke përfshirë largimin e Finlandës nga NATO...
10:40 | 13/11/2026

Një tjetër atentat me bombë në Moskë, plagoset ish-zyrtari ukrainas që jetonte në Rusi

Një bombë e dytë në makinë ka shpërthyer në Rusi, vetëm një ditë pasi një prej kolonelëve më të lartë të forcave ajrore të Putinit...
10:28 | 13/11/2026