Jep dorëheqjen Afrim Qendro nga kreu i IKMT

13 Nëntor 2026 | 11:24

Afrim Qendro nuk do të jetë më në krye të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT). Sipas burimeve të Euronews Albania, Qendro ka dhënë dorëheqjen nga detyra e Kryeinspektorit të këtij institucioni.

Largimi i tij vjen vetëm pak muaj pasi mori drejtimin e IKMT-së, në shkurt të vitit 2026, duke zëvendësuar në këtë post Dallëndyshe Bicin.

Përpara marrjes së këtij posti, Qendro ka drejtuar Autoritetin Rrugor Shqiptar (ARRSH), ndërsa më herët ka mbajtur edhe detyrën e Prefektit të Qarkut Tiranë.

Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar për largimin e tij dhe as një shpjegim publik mbi arsyet që e kanë çuar drejt këtij vendimi. Gjithashtu, nuk është bërë i ditur emri i personit që pritet të marrë drejtimin e IKMT-së.

Largimi i Qendros shënon një tjetër ndryshim në drejtimin e institucionit, i cili është përgjegjës për inspektimin dhe kontrollin e territorit në vend.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident në rrugën e Lumit të Vlorës, përmbyset automjeti pranë fshatit Kot

Një automjet është përmbysur këtë të premte në rrugën e Lumit të Vlorës, pranë fshatit Kot, në territorin e Bashkisë Selenicë. Sipas informacioneve paraprake, automjeti...
10:45 | 13/11/2026

Edicioni i 10-të i Maratonës së Tiranës, ja rrugët ku do të ketë kufizim të qarkullimit të automjeteve

Këtë të diele, më 15 nëntor do të zhvillohet edicioni i 10-të i Maratonës së Tiranës. Lidhur me maratonën, policia ka hartuar një plan masash...
10:39 | 13/11/2026

I dënuar me 4 vite burgim në Itali, arrestohet në Vlorë 64-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Një 64-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Vlorë. Arrestimi i tij ka ardhur pasi ishte në kërkim ndërkombëtar nga Italia për veprën penale...
10:12 | 13/11/2026