Ariana Grande dhe Ricky Alvarez kanë vendosur t’i japin fund çdo dyshimi për marrëdhënien e tyre. Këngëtarja e njohur dhe balerini janë shfaqur për herë të parë së bashku në një event zyrtar, duke konfirmuar publikisht afrimitetin mes tyre. Dyshja ka tërhequr vëmendjen gjatë premierës së komedisë së re “Focker-in-Law”, e mbajtur në New York. Përpara fotografëve, ata nuk janë përmbajtur nga gjestet romantike: Ricky e ka përqafuar Ariana-n nga pas, ndërsa në momente të tjera janë fotografuar të kapur për dore dhe duke shkëmbyer shikime plot përkëdheli.

Edhe paraqitja e tyre nuk kaloi pa u komentuar. Ariana Grande kishte zgjedhur një fustan elegant me kuadrate në tonalitete të bardha dhe gri, të cilin e kishte kombinuar me flokët e kapur bisht dhe modelin e ri më të shkurtër. Nga ana tjetër, Ricky Alvarez preferoi një stil më të thjeshtë, me xhinse dhe një xhaketë të zezë.
Kjo dalje publike vjen pas muajsh spekulimesh për rikthimin e romancës së tyre, pasi dyshja kishte pasur një lidhje të shkurtër në vitin 2015. Gjatë verës, Ariana dha sinjalin e parë të qartë për marrëdhënien e tyre përmes një publikimi në Instagram. Më pas, të dy u fotografuan me tatuazhe të ngjashme ku shkruhej fjala “Love”.
Një tjetër moment që ushqeu aludimet ndodhi në shtator, kur këngëtarja ndryshoi një pjesë të tekstit të hitit të saj “Thank U, Next” gjatë një interpretimi. Në vend të vargjeve origjinale, ajo përmendi Ricky-n, duke kënduar: “Shkrova disa këngë për Ricky-n / Po përpiqem që ai të jetë i fundit”. Një ndryshim që u interpretua nga fansat si një dedikim i veçantë për partnerin e saj.