Shqipëria vijon hapat në procesin e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Tre kapituj të negociatave do të jenë këtë të premte në tryezën e diskutimeve në Bruksel, në mbledhjen e Grupit të Punës për Zgjerimin dhe Vendet që Negociojnë Anëtarësimin në BE.Konkretisht, diskutimet do të përqendrohen te Kapitulli 6, që lidhet me të drejtën e shoqërive tregtare dhe përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë evropian për funksionimin e bizneseve. Një tjetër çështje në shqyrtim do të jetë Kapitulli 7, për pronësinë intelektuale, që përfshin mbrojtjen e të drejtave të autorit, markave tregtare dhe pronësisë industriale.Ndërkohë, Kapitulli 13 përfshin sektorin e peshkimit dhe akuakulturës, ku në fokus janë politikat dhe standardet evropiane për menaxhimin e këtij sektori.Për secilin prej kapitujve është parashikuar një shkëmbim mendimesh mes përfaqësuesve të vendeve anëtare të BE-së, në kuadër të ecurisë së negociatave të Shqipërisë për anëtarësim.Në të njëjtën mbledhje do të shqyrtohen edhe kapitujt e negociatave për Malin e Zi, ndërsa në rend të ditës është edhe diskutimi i projekt-konkluzioneve të Këshillit të BE-së për zgjerimin.Kjo mbledhje zhvillohet në kuadër të procesit të integrimit evropian të vendeve kandidate.