Reshjet e fundit kanë shkaktuar rrëshqitje masive gurësh në rrugën që të çon drejt Valbonës, duke bllokuar qarkullimin dhe vështirësuar lëvizjen e qytetarëve dhe turistëve që frekuentojnë këtë zonë turistike.
Pamjet e mbërritura tregojnë gurë të shumtë të rënë në rrugë, duke krijuar një situatë shqetësuese për sigurinë e udhëtarëve.
Situata ngre shqetësime për gjendjen e infrastrukturës rrugore dhe nevojën për ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse për pastrimin e rrugës dhe garantimin e qarkullimit të sigurt.